Vizita në Hungari/ Balluku ndez shpresën: Presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Hungari së bashku me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të takimeve me liderët e vendit kanë qenë temat për: bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim.

Pas takimit me homologun e saj hungarez Laszlo Palkovics, Balluku bëri me dije në një konferencë shtypi se dy vendet mund të bashkëpunojnë në fushën e Energjisë, Teknologjisë dhe Informacionit.

“Kemi diskutuar të gjithë këto sektorë, jemi përqendruar më shumë te energjia, duke qënë se është një sektor sensitiv për Hungarinë dhe Shqipërinë.

Kam kërkuar nga kolegu hungarez që ne të kemi mundësinë që të presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës dhe figura të rëndësishme të kërkimit pasi ai vetë ma ka ofruar këtë mundësi.

Pra profesorë dhe inxhinierë që punojnë në disa fusha për llogari të ministrisë në anën kërkimore, që do të ishin në ndihmë të gjitha proceseve që kemi për zhvillimin e transportit dhe energjisë dhe teknologjisë në Shqipëri.

Kemi diskutuar edhe për mbështetjen që mund të marrim për universitetet pasi ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit ka një pjesë të universiteteve në menaxhim. Kështu që fusha e bashkëpunimit është shumë e gjerë.

Kemi diskutuar për inovacionin e energjisë së prodhuar, duke qënë se Shqipëria është një vend që prodhon energji të madhe eklektrike gjatë dimrit, dhe gjatë verës kemi mungesë të saj. Pra jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por edhe krijimin e një depozite për ruajtjen e saj.”, u shpreh Balluku.

Të fundit

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Lajme të tjera

Web TV