Orban komplimenta Ramës: Ke fituar 3 palë zgjedhje, e jashtëzakonshme! Kryeministri ja kthen me batutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit dypalësh, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Viktor Orban kanë zhvilluar një komunikim me mediat në Budapest.

Gjatë fjalës së tij, Orban ka vlerësuar vizitën e Ramës, ndërsa evidentoi edhe faktin se ka fituar tre palë zgjedhje, gjë që e quajti të diçka të jashtëzakonshme në politikën europiane. Ne hungarezët ,jo vetëm jemi mbështetës, por jemi mjaft të angazhuar e të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, tha Orban, duke konfirmuar mbështetjen e Hungarisë për integrimin e vendit tonë.

Dua t’ju prezantoj Kryeministrin e Shqipërisë, i cili është një mik i madh i Hungarisë prej shumë kohësh tashmë, kemi nisur bashkëpunimin që prej shumë viteve më parë. Vizita e tij është një vlerësim i madh për Hungarinë, duke qenë se është kryeministër që ka fituar tre herë, njëra pas tjetrës, zgjedhjet. Tre zgjidhjeje të njëpasnjëshme është diçka e jashtëzakonshme në politikën europiane, sidomos nëse lufta politike është e fortë dhe në demokraci të gjalla si ajo e Shqipërisë dhe e Hungarisë, lufta politike është shumë e fortë, me debate dhe e gjallë. Kështu që dua të të përgëzoj Zoti Kryeministër, për suksesin dhe fitoren tuaj.

Çështjet që kemi diskutuar sot, së pari, është bashkëpunimi politik midis dy vendeve. Po i afrohemi 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe duam ta festojmë bukur dhe ta kemi një jubile politik, të rrethuar me kulturë. Ramë dakord që nuk ka dallime madhore në politikën e jashtme midis dy vendeve.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja është çështja kryesore që është zgjerimi i Bashkimit Europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë. Ne hungarezët ,jo vetëm jemi mbështetës, por jemi mjaft të angazhuar e të përkushtuar që ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, jo vetëm sepse kjo motivohet nga simpatia jonë, por sepse motivohet dhe nga interesi ynë. Jemi të bindur që pa ofruar mundësi anëtarësimi për këtë pjesë të kontinentit europian, nuk mund të stabilizohemi, qoftë sa i takon ekonomisë, por dhe aspektit politik në atë pjesë. Pra, Shqipëria do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tonë europiane.

Më pas u konsultuam dhe negociuam për çështjet ekonomike. Jemi mjaft të lumtur që ishim në gjendje të gjejmë atë projektin kryesor që është banka OTP, që në fakt u mirëprit nga qeveria shqiptare për të nisur veprimtarinë në Shqipëri. Pra, kemi investimin e parë të madh në Shqipëri dhe mësimi që kemi nxjerrë gjatë gjithë këtyre viteve është që projekti kryesor i parë është i rëndësishëm e kur vjen anija e parë, të tjera anije shfaqen në ujë e do të kemi dhe investues të tjerë, të cilët do të jenë të pranishëm në vend.

Ky ishte kuadri i takimit. Do të doja të theksoja edhe një herë, që është mesazh politik sot, që Hungaria është plotësisht e përkushtuar ndaj Shqipërisë për të arritur anëtarësimin sa më shpejt të jetë e mundur, pa parakushte të tjera dhe Hungaria do të bëjë maksimumin.”, tha Orban.

Lexo edhe :  Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek 'Gjuha e Huaj'

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se me Hungarinë dëshiron që të punojë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim. Rama tha se Hungaria I dhuroi Shqipërisë një mbretëreshë, ndërsa Shqipëria I dhuroi golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t.

“Ishte jo vetëm kënaqësi, por ishte një nder që të isha mik i Kryeministrit sot dhe të kisha mundësi që të shkëmbeja me të pikëpamje për temat që përmendi Kryeministri. Por, së pari e mbi të gjitha, për t’i kërkuar mbështetje dhe ndihmë në rrugëtimin e zhvillimit, modernizimit, si dhe të integrimit.

Në këndvështrimin tonë, Hungaria është një vend ku ka shumë dije, ku ka përvoja të pabesueshme, mbresëlënëse, transformuese, ku ka shumë për të mësuar. I jam shumë mirënjohës Kryeministrit për disponibilitetin e tij bujar për të na dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme, për të pasur këtë transferim të dijes, sepse duam të bashkëpunojmë jo vetëm në aspektin dypalësh ekonomik, por gjithashtu dhe në atë kulturor dhe në arsim. Atë çka Hungaria ka bërë gjatë viteve të fundit për të përmirësuar arsimin, për të mbështetur të rinjtë e talentet, për të inkurajuar familjet që ta shohin të ardhmen e vet me sa më shumë shpresë, është frymëzuese.

Jam edhe njëherë mirënjohës dhe pres me padurim që të përforcojmë këtë bashkëpunim. Siç e tha Kryeministri, miqësia jonë është e vjetër tashmë, por miqësia shqiptaro-hungareze është shumë më e vjetër sesa mendojnë njerëzit. Ju na dhuruat një mbretëreshë, ne ju kemi dhuruar golashënuesin më të mirë të Ferencvárosi-t, kështu që ka shumë më tepër për t’u bërë.”, u shpreh Rama./Gazeta SHQIP

 

Të fundit

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë,...

Lajme të tjera

Web TV