Kreshnik Spahiu: Ilir Metës nuk i kishte mbetur asnjë mik apo dashamiras

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkarkimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamiras.

– Heshtën amerikanët

– Heshtën europianët

– Heshti OSBE

– Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar

– Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit

– Heshti Ramushi dhe Albini

– Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza

– Heshtën vëllezrit opozitar B & B

– Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit

– Heshti edhe Baba Mondi

– Heshtën gjimnazistet e LSI

– Heshtën protestuesit e 2 Marsit

– Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve

Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicēn e tij.

Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk egzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqt e tij.

Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.

Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.

Heshtën edhe për një arsye tjetër….

Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gojotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hanre veshin apo do i hidhte në Malin me gropa.

Lexo edhe :  Vlorë/ Nuk i dha fëmijës mjekimin e duhur, babai denoncon mjeken pediatre

Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes.

Të fundit

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve u ka lejuar të kryejnë...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV