“Më ka paragjykuar mësuesja ime”/ Fjoralba Ponari zbulon se është bullizuar për origjinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjoralba Ponari është kthyer në një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Bukuroshja e cila sapo ka mbyllur një sezon të suksesshëm nën drejtimin e Portokalli, ka zbuluar se rrugëtimi për të realizuar ëndrrat e saj nuk ka qenë aspak i lehtë, ku i është dashur të përballet me një sërë peripecish.

Së fundmi, Fjoralba ka treguar se kur ka qenë fëmijë është paragjykuar për faktin se është nga veriu i Shqipërisë.

Teksa tregoi se është bullizuar nga një mësuese e saj për origjinën, ajo përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm.

“Për fat të keq, po! Kam kujtime jo te mira, sidomos nga 9 vjecarja, & në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte dhe i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.”, përgjigjet moderatorja në një ask në Instagram.

Madje mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje…përgjigjëen e saj (pasi e kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha:

“Po ti duhej të më thoje, që është gjysëm MALOKE (jo malësore) vajza se e zgjidhim ndryshe. Megjithatë injoranca dhe përbuzja, jo e saj por e askujt, nuk më pa penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote.”, ka shkruar ajo.

 

Të fundit

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Lajme të tjera

Web TV