Hapet gara për projektin e portit të ri në Porto Romano, zgjat deri më 9 korrik me fond 9.3 mln €

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur garën për projektin që do të ketë porti i ri tregtar në zonën e Porto Romanos duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për kthimin e portit të Durrësit në port turistik.

Projekti do të përfshijë ndërtimin në zonën ku ndodhet sot porti energjitik të katër terminaleve : një për mallrat e përgjithshëm dhe drithërat, një për materialet e ndërtimit, mineralet dhe qymyret dhe terminalin e mbetjeve, ndërsa terminali i pasagjerëve do të vijojë të qëndrojë i stacionuar pranë portit ekzistues.

Në total dizenjimi i projektit të portit të ri tregtar do të kushtojë 9.5 milion euro dhe pritet të përfundojë brenda 8 muajve, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda vitit.

Projekti i portit parashikohet të lidhet përmes një linje hekurudhore me zonën teknologjike të Spitallës si dhe do të parashikojë lidhjen direkt me akset kombëtare të zonës dhe pjesën logjistike të Shkozetit. Njëkohësisht me nisjen e punimeve në zonën e Porto Romanos, pritet edhe shndërrimi në port turistik i atij të Durrësit, ku qeveria është në bisedimet finale me kompaninë e Emirateve të Bashkuara EMAAR për të investuar 2 miliard Euro në këtë projekt.

Sipas burimeve zyrtare, ndërtimi i portit të ri tregtar do të kushtojë 500 milionë Euro dhe mendohet të jepet me koncesion për t’u ndërtuar me burimet financiare private, ndërsa mbikëqyrja e tij do të bëhet nga Autoriteti Portual.

Të fundit

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një...

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Lajme të tjera

Web TV