Kuvendi shkarkon Presidentin Ilir Meta. Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit, shkarkohet një President për shkak të shkeljeve të rënda që i është bërë Kushtetutës. Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, Parlamenti e ka mbyllur kapitullin me Metën… Një muaj, pas çeljes së procedurave, Partia Socialiste si iniciuese dhe me mbështetjen e deputetëve të tjerë në Kuvend, arritën të shkarkonin Ilir Metën vetëm 15 muaj para se të mbaronte mandatin e tij. Rama dhe deputetët e PS ishin të vendosur të finalizonin shkarkimin e tij, ndërsa tashmë “çështja president” është në duart e Gjykatës Kushtetuese. Është kjo e cila do të vendosë nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo, duke ju referuar dokumentit që doli nga Parlamenti.
Nisma e shkarkimit
Partia Socialiste pas marrjes së mandatit të tretë, që u prodhua nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, vendimin e parë që mori, ishte shkarkimi i Presidentit Ilir Meta me arsyetimin se shkeli rëndë Kushtetutëm para dhe gjatë fushatës elektorale. Për këtë vendim, vetëm disa deputetë dolën kundër shkarkimit, ndërsa shumica e tyre 104 deputetë që në fillim u kalkuluan për “votë shkarkimi”. Ajo që u pa nga kampet e tjera politike, ishte se vetëm Sali Berisha mbajti një qendrim kundër shkarkimit. “Në këtë proces ai, duke shkelur në mënyrë flagrante parimet themelore të Kushtetutës dhe disa nene të saj, kërkon të rrafshojë dhe institucionin e fundit që nuk kontrollon në Shqipëri dhe të vendos pushtetin e tij absolut të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e korrupsionin”, tha Berisha. Nga Partia Demokratike, Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë qëndrim, duke u treguar luajal në lojën politike. Ndërsa ajo që befasoi është vetë bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila nuk ka reaguar fare për çështjen e shkarkimit të bashkëshortit.
Reagimi i Presidencës pas shkarkimit
Pasi Kuvendi shkarkoi kreun e shtetit, Ilir Meta me 104 vota pro, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Presindetit nga Këshilltari i tij për Median, Tedi Blushi. Ai i ka quajtur mbeturina të gjithë deputetët që votuan shkarkimin e Presidentit. Në postimin e tij në rrjetet sociale, këshilltari i Metës thotë se ky vendim i Kuvendit sjell ‘zero shqetësim’. “Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër”, shkruan Blushi. Teksa e quan shkarkimin një vendim “antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist”. Ai e ka qujatur Ramën, një tregëtar të kufinjve. “Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit”, shkruan Blushi. Ai nënvizoi se me vendimin e Paralamentit, Presidentit dhe një palë pushime. “Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar’, shkruan Blushi duke dhënë edhe një mesazh për kolegët e tij gazetar. “Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore”, përfundon reagimi në emër të Presidentit.
Reagon PD
Partia Demokratike e quan antikueshtetues vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përmes nëj reagimi menjëherë pas shkakrimit të Metës nga Kuvendi me 104 vota, PD e quan “farsë” e parlamentit një partiak. “Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e PD-së. ata e kanë qujatur krim të organizuar Parlamentin, ndërsa theksohet se nuk mund të jenë garant të Kushtetutës. “Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor”, thuhet në reagimin e PD-së.