U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Morina ka zbuluar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shumë vështirë po e kam të shkruaj për ty. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Një humbje e madhe për ne. Kujtimi i tij do të jetë në zemrat tona. Ngushëllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

Të fundit

Berisha njofton datën e hapjes së fushatës elektorale, porosi për strukturat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke...

Këto shenjat e horoskopit që festojnë 1 prillin çdo ditë

Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla. Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për...

Pas problemeve me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare

Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që...

Ky vend ndalon ekspozimin dhe shitjen e cigareve në supermarkete

Një ligj i ri i miratuar në Belgjikë ndalon ekspozimin e cigareve dhe produkteve të duhanit në dyqane, ndërsa supermarketeve me sipërfaqe mbi 400...

“Jepini cmimin Gjestit përndryshe…”/Ish banori i BBVA i bënë thirrje publike produksionit

Ish-banori i BBV, Indrit Murati, ka bërë një deklaratë ironike që po bën xhiron e rrjetit. Ai ka publikuar një video në TikTok, ku i...

Lajme të tjera

Web TV