Qëlloi kushëririn me pushkë/ Policia zbulon pamjet, ja si u arrestua 23-vjeçari (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me operacionin në Maliq të Korçës që çoi në arrestimin e një 23-vjeçari. Siç shihet nga pamjet e publikuara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV