Samiti i Ministrave të Shëndetësisë të Ballkanit, Manastirliu kërkon njohjen e certifikatës elektronike të vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Ballkanit Perëndimor i drejtuar nga Ministri Gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, në kuadër të Procesit të Berlinit, në fjalën e saj është shprehur lidhur me situatën epidemiologjike në vendin tonë. Manastirliu ka thënë se në Shqipëri është përmirësuar situata nga Covid, dhe kërkoi njohjen e certifikatës tonë elektronike të vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian.

Njohja e përbashkët e certifikatës elektronike të vaksinimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian është e domosdoshme: E para, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një nivel të ulët të përhapjes së infeksionit; e dyta, për shkak të lidhjeve të ndërsjellta dhe shkëmbimit që ekziston mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian dhe e treta, për rëndësinë strategjike që ka turizmi për ekonomitë e vendeve tona. Ndaj unë do të doja të përfitoj nga ky rast, për të sjellë në vëmendjen e kolegëve të nderuar në këtë takim, që certifikata jonë, të njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, për të ndihmuar qytetarët tanë të udhëtojnë të sigurt dhe të lirë”, është shprehur Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shtroi nevojën për një qasje të integruar dhe të unifikuar rajonale, drejt një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Europian, duke nisur nga sektori shëndetësor.

Doja të ritheksoja mesazhin kryesor të Kryeministrit Edi Rama në Samitin e 6 të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Tiranë, për nevojën për t’i sjellë më afër vendet e Ballkanit Perëndimor drejt një tregu unik dhe drejt Bashkimit Europian, në fushat me interes kyç, siç është edhe sektori i shëndetësisë, i cili është i një rëndësie strategjike. Bashkëpunimi mes nesh duhet të forcohet për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore, sa i takon fushave si kërkimi shkencor dhe inovacioni”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, OliverVarhelyi, theksoi se 3 vende të Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe Shqipërinë, tashmë e kanë marrë dritën jeshile për lëvizjen e lirë, teksa bëri me dije se po punohet për njohjen e certifikatave të vaksinimit me vende të treta dhe ritheksoi mbështetjen në vijim për vendet e Ballkanit Perendimor.

Siç e dini tashmë tre vende të Ballkanit Perendimor janë vlerësuar ‘zonë e gjelbër’ për lëvizjen e lirë  dhe ne duam që kjo verë të jetë shumë më e mirë se e vitit të kaluar, sa i takon lëvizjes së lirë dhe besojmë se e tillë do të jetë. Ne e kemi treguar se jemi krah vendeve të Ballkanit Perendimor me mbështetjen e dhënë edhe sa i takon sigurimit të vaksinave anticovid dhe do t’a thellojmë këtë mbështetje në muajt në vijim. Nga ana tjetër ne po punojmë për një sistem, për të njohur certifikatat e vaksinimit edhe nga vendet e treta”, tha Varhelyi.

Ndërkohë, ministri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se vendet e Ballkanit Perendimor tashmë konsiderohen nga Gjermania si zona me risk të ulët, duke iu referuar të dhënave të Institutit të njohur Robert Koch.

Është shumë i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit mes vendeve sa i takon ‘udhëtimit të sigurt’. Për Gjermaninë, vendet e Ballkanit Perendimor tashmë janë zona me risk të ulët të përhapjes së Covid19. Por duhet parë me kujdes varianti Delta, i cili duhet thënë se po përhapet edhe në Gjermani”, tha Spahn.

 

Të fundit

Zyrtare: Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit

Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pasi një humbje...

Inter-Barcelona, sonte luhet ndeshja e vitit! Formacionet e mundshme të takimit

Këtë të martë (6 maj) në orën 21:00 në ‘San Siro’ Interi dhe Barcelona përballen në aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Gjashtë...

VIDEO/ Giorgia Meloni shkon për rafting me ministrat dhe kolegët e partisë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kaluar disa ditë relaksi në Trentino Alto Adige gjatë fundjavës së kaluar, duke zhvilluar edhe një aktivitet rafting në lumin...

Basha takime në Njësinë 9/ ‘Korrupsioni i 7×7=313 ka lënë pa shpresë edhe socialistët’

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Ndalesa e tij e radhës...

Kur do të bisedojnë Putin dhe Xi Jinping për Ukrainën? Tema pikante, raporti me SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë konfliktin ukrainas dhe marrëdhëniet ruso-amerikane gjatë një bisede joformale më 8 maj,...

Lajme të tjera

Web TV