Xhaçka takon Cavushoglu në Turqi: Do të thellojmë bashkëpunimin në fusha rajonale dhe ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Antalja, u prit në një takim nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavushoglu.

Ministrja Xhaçka vlerësoi intensifikimin e dialogut midis dy vendeve, teksa nënvizoi nevojën për realizimin e koordinimit të bashkëpunimit për të konkretizuar në një plan veprimi real Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Bashkëbiseduesit u dakortësuan mbi nevojën për një fokusim konkret për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e infrastrukturës, teknologjisë, arsimit të lartë, turizmit dhe kulturës. Po ashtu, ata shprehen angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në forumet dhe organizmat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryediplomatja Xhaçka ndodhet në Turqi, në krye të delegacionit shqiptar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si dhe në Forumin Diplomatik të Antaljas.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV