Zgjedhjet në PD/ Basha kryetar me “hallin” e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet brenda PD-së kurorëzuan pa asnjë surprizë për herë të tretë Lulzim Bashën si kryetar, por në selinë blu nuk mund të ketë “festë”. Si u zhvillua gara dhe ndikimi i Sali Berishës në ditët e tij më të vështira, pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Si pritet të reagojë Basha dhe a do e “vrasë babain politik” duke e larguar nga grupi parlamentar? Flasin për gazetën Fjala analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Leonard Karaj.

Nga Fernada Cenko

Në Partinë Demokratike vetëm për festë, qoftë edhe të sajuar nuk ka kohë, ndonëse është “rikurorëzuar” me kryetar të ri. Basha mori për herë të tretë postin e kryeopozitarit, ndërsa Rama për herë të tretë postin e kryeministrit. Loja është po e njëjta me Bashën që pasi humbet zgjedhjet rend për të çimentuar pozicionin e kryetarit të partisë, ndërsa rivali i vërtetë Rama shtron i qetë rrugën e qeverisjes, pa e kthyer kokën pas nga “kundërshtari” Basha, por as anash, nga “mik-armiku” Meta. Për ta bërë më atraktive këtë situatë politike disi bajate pa adrenalinë, ka menduar ish-kryeministri Sali Berisha i cili hodhi së fundmi disa tymnaja blu brenda oborrit të PD-së që e lindi, e rriti dhe e “plaku” politikisht. Ditën që në PD votohej për kryetar, Berisha mbajti dy orë takim me Bashën, ndërsa pati deklaruar se “Kurrë mos thuaj kurrë”-kur u pyet për një rikthim të mundshëm në krye të partisë.  Sigurisht aty në takim nuk është folur për “kryetarin triumfues” dhe për urime, por për çështje që prekin PD-në dhe Basha tashmë do i duhet të vendosë për të ardhmen e Berishës, që paradoksalisht është e lidhur edhe me të ardhmen e tij. Ish-kryeministri Berisha është shpallur person “non grata” nga SHBA. Është një peshë e rëndë për Bashën nëse do i duhet që me dhimbje të “vrasë babain politik” duke e përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar Demokrat, apo ta mbrojë para Uashingtonit zyrtar, që e tha me vendim fjalën e saj? Ti kërkosh Bashës sot të marrë vendime është e kotë, pasi edhe më “vizionari politik” do kishte dridhje gjunjësh. Megjithatë Basha pa triumf, fatkeqësisht edhe po moral politik e ka siguruar vulën e kryetarit të partisë, e cila i jep pushtet. Nga ana tjetër, një staturë politike si Berisha as që e mendon se “shkopi i zgjatur” në lumin e rrëmbyer nga ku mund të dalë është Lulzim Basha. Berishës sot i dhimbset së pari vetja dhe së dyti partia me të cilën përbysi sistemin komunist, por sot po vetëpërbyset edhe pse ka një “dorë të fortë” që drejton, fundja është zgjedhur tre herë kryetar dhe kjo nuk është “pak” pasi shënoi humbje pas hubjesh në zgjedhjet e përgjithshme dhe para kundërshtarëve të vërtetë politik.

Të fundit

Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri...

Rama nis ditën me falënderime: S’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga fjalimi i fitores që mbajti pasditen e së mërkurë në Sheshin Skënderbej. Kreu i qeverisë publikoi imazhe krah...

Zbulohet marrëveshja mes Ramës dhe kryeministrit Starmer, firmoset nesër në Tiranë

Kryeministri Anglisë Sir Keir starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama...

Tirana pret Samitin e Komunitetit Europian, ja rrugët që do të bllokohen sot dhe orari

BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITITNga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë...

Reduktim me 200 mijë persona, sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021!

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit...

Lajme të tjera

Web TV