Angelina Jolie i kthen fëmijët kundër Brad Pitt/ Tre prej tyre duan të dëshmojnë kundër aktorit në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas divorcit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, prej dy vitesh janë në një betejë të ashpër gjyqësore në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Avokatët e Jolie, paraqitën një dokument në dhjetor të 2020-ës, ku thuhej se tre nga gjashtë fëmijët e saj me Pitt, donin të dëshmonin kundër tij gjatë procedurave, shkruan “US Weekly”.

Ish-çifti ndajnë bashkë fëmijët: Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh“,- shkruhet në dokumentin e marrë nga “US Weekly”. “Gjyqi do të ndikojë domosdoshmërisht tek ta emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.”

Dokumenti u paraqit si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja, për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me ekipin ligjor të Pitt. Avokatët e aktorit argumentuan se fëmijët as që duhej të ishin vendosur në pozitë që të dëshironin të dëshmonin.

Maddox, i cili është 19 vjeç, pra nuk është i mitur, dëshmoi kundër babait të tij në mars.

Ai nuk e përdor ‘Pitt’ si mbiemrin e tij në dokumentet që nuk janë të ligjshme, por përdor Jolie. Maddox dëshiron të ndryshojë ligjërisht mbiemrin në Jolie, gjë të cilën Angelina ka thënë se nuk e mbështet.

Të fundit

Spartak Ngjela tregon pse Berisha sot është i shqetësuar shumë

Votimet po ecin të qeta. Por vetëm Saliu është i shqetësuar. Të dhënat thonë se ka shumë abstenime në...

“Erdha në Durrës sepse di që këtu ka banda”, ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvo Gonzato, është ndalur në këtë të diel zgjedhjesh në Prokurorinë e Fierit. Gjatë fjalës së tij, Gonzato u...

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 qendra votimi në...

Arsyet psikologjike pse disa gra tërhiqen nga personat problematikë

Burrat "shumë të këqij", si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra....

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë...

Lajme të tjera

Web TV