Vrasja e 20-vjeçares/ Komentuesi ‘lë me gisht në gojë’ moderatorin grek: Si ndiheni që përmendët shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia është e shokuar nga zbulimi se vrasësi i studentes 20-vjeçare ishte bashkëshorti i saj. Ngjarja po komentohet në çdo studio televizive.

Gjatë një programi në televizionin Ant1, gazetarit i mbërrin një pyetje në rrjetet sociale.

“Si ndiheni dhe ju gazetarët që deklaronit se ata që hynë në shtëpinë e çiftit ishin shqiptarë?”

Drejtuesi i programit ndërkohë ka kthyer këtë përgjigje:

“Nuk e thamë ne këtë gjë. Kjo ishte dëshmia e pilotit në polici, që kishte thënë se tre personat që i hynë në shtëpi flisnin shqip. Këto nuk i nxorrëm ne nga barku jonë, por i ka thënë bashkëshorti i 20-vjeçares”.

Disa ditë pas ngjarjes mediat greke nisën të raportonin se të dyshuarit për vrasjen mund të ishin shqiptarë e më pas gjeorgjianë.

Pikënisja e këtyre raportimeve bazohej në deklarimet e pilotit që po mundohej të ndërtonte alibinë se krimin e rëndë e kishin kryer persona nga jashtë dhe jo ai vetë sikundër u provua më vonë.

Të fundit

Po vjen paqja Rusi-Ukrainë? Prisni lajmin e madh më 2 qershor në Stamboll

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka njoftuar se raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës do...

Si i humbi Kosova 600 mln euro projekte? Kokëfortësia e Kurtit sjell pasoja…

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, të vendosura pas dështimit të qeverisë së Prishtinës për të frenuar tensionet e rënda në veri të vendit midis...

Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës. Policia e Tiranës...

Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi uu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. Në mesazhin...

Kur negativiteti vesh maskën e njeriut: Tiparet e një personi toksik!

Në jetë takohemi me shumë njerëz: disa na frymëzojnë, disa na qetësojnë, e disa të tjerë na lodhin emocionalisht, pa bërë asgjë të dukshme....

Lajme të tjera

Web TV