Arrestimi i prokurorit/ Si u ‘fundos’ Sali Hasa, kush është gruaja që i dha ryshfet që të shpëtonte vëllain nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, pas hetimit një-vjeçar nga SPAK.

SPAK nisi hetimet që në vitin 2020 për një grup që kryente trafikim droge, por hetimi çoi në zbulimin e një rasti korrupsioni në drejtësi dhe të trukimit të ndeshjeve.

Çfarë e “fundosi” prokurorin Hasa?

Shkak për arrestimin e prokurorit është bërë dyshimi se ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sipas informacioneve ai ka pushuar çështjen ndaj tij pas ndërhyrjes së motrës së të dyshuarit, Elsona Papa, e cila është lënë në “arrest shtëpiak”. Kjo e fundit dyshohet se i ka dhënë ryshfet prokurorit për të shpëtuar vëllain.

Në njoftimin e SPAK thuhet se gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal./GSH

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV