Situata e COVID-19/ Hapje e kufijve për shqiptarët, por me kushte  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike shtesë dhe para se të ndërmarrin udhëtimin, qytetarët duhet të informohen mbi kushtet e vendit që do të vizitojnë.

Lajmi i mirë që erdhi se shqiptarët do të lëvizin të lirë në hartën politike të Bashkimit Europian, nuk do të thotë se mund të udhëtojnë aq të lirë sa në kohën para pandemisë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka sqaruar nëpërmjet një postimi që të gjithë udhëtarët që do të lëvizin duhet të informohen për kushtet e vendit pritës. Ministrja paralajmëron shqiptarët se disa prej vendeve të BE-së, kanë protokolle specifike pavarësisht rekomandimit të bërë nga Këshilli Europian ndaj duhet të lexojnë informacionet e çdo shteti në vazhdimësi. “Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE”, tha ajo. Ministrja Xhaçka shkruan se ky rekomandim i njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. “Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti”, shkruan Xhaçka.

Vendimi

Bashkimi Europian rekomandoi lejimin e qytetarëve shqiptarë që të udhëtojnë lirisht drejt vendeve të unionit. Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend. Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë. Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga: Shqipëria, Australia, Izraeli, Japonia, Libani, Zelanda e Re, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ruanda, Serbia, Singapori, Korea e jugut, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe :  Sot, tetë vite nga ndarja nga jeta e Dritëro Agollit

 

Soreca: Lajm i mirë për shqiptarët në kohë pushimesh

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar për rekomandimin e Këshillit Europian për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve për vendin tonë në BE. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në prag të sezonit të turistik. “Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli Europian ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimit për banorët e Shqipërisë”, tha Soreca. Këshilli Europian përditësoi listën e shteteve të treta për të cilat rekomandon heqjen e kufizimeve të udhëtimeve drejt vendeve të BE-së. Mes listës së gjatë është dhe vendi ynë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e përgëzoi këtë njoftim teksa i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes pasi shtete të ndryshme brenda BE-së kanë politika dhe protokolle të ndryshme udhëtimi.

 

Të fundit

Ushtria amerikane pritet të fillojë dërgimin e imigrantëve në Gjirin e Guantanamos

Avioni i parë ushtarak me imigrantë të arrestuar pritet të niset të martën drejt Gjirit të Guantanamos, sipas zyrtarëve...

Upss, çfarë ishte kjo? Ledri Vula bën veprimin e papritur ndaj Eglit

Por me veprimin e fundit Ledri ka ndez gjithë rrjetin, shkruan “Kosovarja”. Në ‘story’ Ledri ishte ai i cili ka ripostuar një video te Eglit...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë/ Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën...

Mediat greke: Mbi 11 mijë banorë të Santorinit janë larguar nga ishulli

Banorët e Santorinit po largohen masivisht nga ishulli pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike që kanë tronditur zonën. Sipas raportimeve nga mediat greke, mbi 11...

Administrata Trump harton urdhrin ekzekutiv për të eliminimin e Departamentit të Arsimit

  Administrata Trump ka filluar hartimin e një urdhri ekzekutiv që do të nisë procesin e eliminimit të Departamentit të Arsimit, masa e fundit e...

Lajme të tjera

Web TV