Austria fiton dhe rezervon përballjen me Italinë, Ukraina në ‘fije të perit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në ‘Arena Națională’ të Bukureshtit kundër Ukrainës.

Ka mjaftuar një gol i mesfushorit të Hoffenheim, Baumgartner në pjesën e parë që Austria të sigurojë kualifikimin dhe ta mbyllë grupin C në vend të dytë pas Holandës. Baumgartner i shërbyer nga kapiteni Alaba, i dha avantazhin në minutën e 21 skuadrës së Franco Fodës. Ukrainasit të udhëhequr nga ylli i Atalantës, Malinovsky, nuk ishin në lartësinë e duhur për të marrë një rezultat pozitiv që do tu jepte kualifikimin.

 

Me këtë fitore, skuadra austriake rezervon përballjen me Italinë në raundin tjetër, ndeshje e cila do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Wembley në Londër.

Ndërkohë, skuadra e Shevchenkos mban ende gjallë shpresat për kualifikim si e treta më e mirë me 3 pikët e vlefshme të marra kundër Maqedonisë në ndeshjen e dytë të fazës në grupe.

Të fundit

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Lajme të tjera

Web TV