Hakan Çalhanoglu ka vendosur të qëndrojë në Milano, por jo më tek Milani. Turku është thuajse një lojtar i Inter teksa në vijim pritet që të bëhen vizitat mjekësore për të marrë më pas gjithçka një trajtë zyrtare.
Fantazisti ishte në skadencë kontrate me kuqezinjtë dhe largohet si një futbollist i lirë, teksa nuk pranoi ofertën e Milanit për të qëndruar. Pritet që Çalhanoglu te Inter të firmosë për tre vite, ndërsa do të fitojë 5 milionë euro.
Sakaq, Çalhanollu konsiderohet nga zikaltërit si lojtari ideal për të zëvendësuar Christian Eriksen, i cili edhe nëse kthehet të luajë, e ka të pamundur të aktivizohet në Itali në bazë të rregullave për defribilatorin.
“Unë kam arritur një marrëveshje me Interin. Unë do të nënshkruaj kontratën nesër”, konfirmoi Calhanoglu për ‘Trt Sport’.