KE vendos sot për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe MV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Europian do të mblidhet sot në Bruksel, ku pritet të vendoset data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet.

Ndërkohë, para disa javësh, Holanda i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. . Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme  të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte  fitoi mandatin e katërt  për të udhëhequr vendin, Hollanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale  proceseve integruese.

Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur  me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.

Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku  u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tonë pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada Hollandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.

Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Europian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare.

Muajin e kaluar, më 5 maj, Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, ku iu kërkua që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile.

Lexo edhe :  2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhej në paragrafin 21.2.

 

Të fundit

Ambasadori Bucci mbyll mandatin, Veliaj e nderon me “Çelësin e Qytetit”:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ambasadorin italian Fabrizio Bucci, në mbyllje...

E pabesueshme! Drerët dhe njerëzit strehohen së bashku në shi

Videoja, e cila ka mahnitur qindra përdorues të rrjeteve sociale, tregon se si kafshët dhe qytetarët, pa asnjë frikë, ndajnë të njëjtin vend për...

Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi armëpushimi me Hamas

Marrëveshja e shumëpritur e armëpushimit ka hyrë zyrtarisht në fuqi, njoftoi zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. “Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi...

Kuvendi i rikthehet punës, seanca plenare mbahet të hënën

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës. Të hënën më 20 janar, Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI,...

Çfarë nënkupton ndalimi i TikTok-ut për konkurrencën SHBA-Kinë

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është ndaluar në Shtetet e Bashkuara më 19 janar, duke bërë që miliona përdorues të mos kenë...

Lajme të tjera

Web TV