“Shefqet Ndroqi” zgjeron shërbimet/ Rama, Manastirliu inspektojnë punimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përballimit me sukses të situatës së pandemisë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të zgjerojë shërbimet. Në këtë spital të rëndësishëm është bërë një investim shumë i madh për shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë, teksa ka përfunduar edhe investimi në një laborator shumë modern analizash.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, teksa inspektuan nga afër punimet.

Ministrja bëri me dije se shërbimi i kardiologjisë i jep kuptim tjetër këtij spitali.

“Përveç shërbimit të hemodinamikës, tashmë dhe shërbimi i kardiologjisë përmbyll një cikël shumë të rëndësishëm, ku do të kryhen mbi 400 ndërhyrje operatore në vit”.

Manastirliu tha se ky investim do të jetë në dobi të qytetarëve, sepse sipas saj, “do të shtohet numri i operacioneve të zemrës brenda vitit”.

Më 29 mars 2020, pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Shqipëri, “Shefqet Ndroqi” shërbeu si spitali i dytë Covid në vend.

 

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV