Zyrtare: Milot Rashica braktis Bundesligën, do të luajë në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milot Rashica ka mbyllur aventurën me Werder Bremen, ekip me të cilin luajti prej janarit të vitit 2018 (27 gola në 100 ndeshje).

Sulmuesi dardan është transferuar në Premier League te Norwich City, që siguroi sezonin e kaluar rikthimin në elitën e futbollit anglez.

24-vjeçari ka zyrtarizuar ndarjen me Werderin në një postim në “Instagram”, teksa vjen zyrtarizimi i Norwich, që prezanton Rashicën në një video të publikuar në Twitter.

“Vendosa të provoj një sfidë të re pas 3 viteve e gjysmë te Werder Bremen. Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj gjatë kësaj periudhe (jo gjithmonë aq e lehtë). Unë dhe familja ime jemi ndjerë shumë mirë në Bremen.

Djali im Tian lindi këtu, mjafton vetëm kaq për të thënë që Bremeni do të jetë gjithmonë i veçantë në zemrën time dhe të familjes time. Të jeni të sigurt që do të lutem për ju dhe klubin.
Faleminderit për gjithçka tifozëve, shokëve të skuadrës dhe gjithë të tjerëve. Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira, i juaji, Miloti“, përfundon postimi emocionues i lojtarit kosovar.

Të fundit

A ka ardhur fundi i gjigantit Bayern?

Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në...

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari Liridon Rata u plagos me...

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas mediave vendase, objekti i paidentifikuar...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Lajme të tjera

Web TV