Legjitimiteti i zgjedhjeve të 30 qershorit/ Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin, i drejtohet Komisionit të Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot një seancë maratonë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019. Në seancë diskutimet dhe parashtrimi i argumenteve të palëve ka zgjatur mbi 9 orë dhe në fund Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet me një pyetje Komisionit të Venecias.

Gjatë ditës pati diskutime të shumta ku Këshilli i Ministrave kërkoi që të ketë pezullim të çështjes pasi nuk ka aket për legjitimim palësh, pasi s’ka kopje të statutit të shoqatës së bashkisë në emër të të cilës Voltana Ademi ka bërë kërkesë, dhe që tashmë nuk është kryetare. Sipas juristes së qeverisë, Elira Kokona, këto janë thelbësore për vijimin e gjykimit. Nëse nga aktet e shoqatës rezulton se s’kanë firmosur organet dhe znj. Ademi s’ka tagër dhe legjitimim. Për këto kërkohet pezullim i gjykimit deri sa Gjykata e Tiranës të marrë një vendim për organet drejtuese. Kërkesa tjetër e Këshillit të Ministrave ishte që të pushohet çështja pasi sipas tyre gjykata Kushtetuese nuk është kompetente në këtë çështje. Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i Voltana Ademit, Jordan Daci,u shpreh se janë dorëzuar në Gjykatë edhe statuti, edhe akti i themelit e gjithçka nga Gjykata e Tiranës. Sipas tij s’ka çështje tjetër pasi vetë Gjykata e Tiranës ka kthyer aktet për pretendimet e të tjerëve.

Ndërkohë që Kokona i është përgjigjur se në këto momente nuk dihet situata e organeve drejtuese të shoqatës. Për këto kërkesa të Këshillit të Ministrave por edhe për një kërkesë të lejimit të Shoqatë për Autonomi vendore që të jetë subjekt pjesëmarrës në këtë gjykim, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos i pranojë.

Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Lexo edhe :  Erion Veliaj i bëri 7 pyetje/ Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve!

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet. Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Megjithatë në proces mund të ndikohet edhe fakti se në datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky vendim u konsiderua nul nga Voltana Ademi pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore. Ajo madje ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, ku kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e tij në krye të shoqatës. Kësaj padie Pjerin Ndreu iu përgjigj me faktin se Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Se sa do të ndikojë ky konflikt për procesin në Kushtetuese për zgjedhjet e 2019-s pritet që të shihet.

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV