Spanja e pamëshirshme, ‘manita’ ndaj Sllovakisë! Suedia mposht Poloninë dhe mbyll grupin në vendin e parë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllen llogaritë në grupin E, aty ku vetëm Suedia kishte siguruar kualifikimin. Spanja heshti kritikët, nuk tregoi mëshirë përballë Sllovakisë në Sevilla, fitoi 5-0, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.
Alvaro Morata humbi një penallti në minutën e 12-të. Martin Dubrava, “gardiani” i Newcastle realizoi një pritje të bukur, por ishte autori i një gafe të pafalshme pak minuta më pas duke realizuar një autogol të qesharak.

Mbrojtësi Laporte dyfishoi me kokë në limitet e pjesës së parë, ndërsa fraksioni i dytë solli edhe golat e Pablo Sarabia dhe Ferran Torres. Autogoli i Kucka vulosi suksesin me “manita” të kombëtares iberike.
Djemtë e Luis Enrique do të kenë përballë Kroacinë në raundin e 1/8-ve të Euro 2020, përballje që do të luhet më 28 qershor në Kopenhagen të Danimarkës.

Duel spektakolar në Shën Petersburg të Rusisë. Suedia fitoi 3-2 ndaj Polonisë dhe ia doli të mbyllë aventurën në grupe në vend të parë. Polonia jashtë Euro 2020, pasi u rendit në vend të fundit në grupin E.

Emile Forsberg, sulmuesi i Leipzig, kaloi në avantazh të dyfishtë vikingët e Suedisë, por Robert Lewandowski, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, nuk u dorëzua dhe u përgjigj me të njëjtën mënyrë: me një dygolësh.
Mes tyre edhe një gol i anuluar për polakët, të cilët ishin shumë afër përmbysjes së çmendur, por Viktor Claesson tundi rrjetën në minutat shtesë, duke nisur festën suedeze.

Të fundit

Lajm i madh te Barcelona! Presidenti paralajmëron blerjen e dekadës!

Në intervistën e gjatë të dhënë nga Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, për TV3, foli për transferimin e mundshëm...

Suedia bllokon Onlyfans, parlamenti merr vendimin e papritur!

Parlamenti Suedez, Riksdag ka miratuar legjislacionin që ndalon blerjen e shërbimeve seksuale të personalizuara në Onlyfans. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik...

Pendohet Elon Musk? Miliarderi vendos të ulë shifrat e donacioneve politike

Miliarderi Elon Musk ka thënë se pret të ulë donacionet e tij politike, një ndryshim i madh nga figura që tronditi zgjedhjet e vitit...

Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa po kalonte në vijat e...

Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

MERO BAZE - Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e...

Lajme të tjera

Web TV