Vuan nga çrregullimi bipolar/ Surprizon Bebe Rexha: Dua të marr masterin tim në psikologji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka surprizuar fansat e saj. E intervistuar nga “Bustle”, 31-vjeçarja është pyetur se ku e sheh veten pas 16 vitesh, ndërsa ajo ka thënë se shpreson ta shohë veten me një master në psikologji.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet nga tani? Uau. Epo, unë padyshim që dua të marr masterin tim në psikologji. Do të më pëlqente të ndihmoja artistë të tjerë në biznesin e muzikës dhe njerëz në përgjithësi si terapiste. Sepse kam kaluar shumë duke qenë në vëmendjen e publikut dhe duke qenë në industri. Unë do të doja të ndihmoja artistë, aktore ose aktorë ose njerëz të rinj që vijnë, që mund të kenë nevojë për të”, ka thënë Bebe Rexha për
‘‘Bustle”.

Dashuria e artistes shqiptare për psikologjinë vjen nga fakti se ajo ka ngritur shumë çështje të shëndetit mendor në këngët e saj.
Kënga “I’m a mess” e cila ishte një hit absolut në ShBA dhe mbarë botën, flet për pasiguritë e këngëtares tek vetja pas një ndarje të dhimbshme, teksa gati thuajse të gjitha këngët e albumit të saj të ri “Better Mistakes”, trajtojnë tematika të tilla.

Ajo e ka quajtur albumin “Better Mistakes” si një vazhdimësi të “I’m a mess”, pasi në të kishte futur këngë me tematikë çështjet e shëndetit mendor.

Shqiptarja 31-vjeçare edhe vet e ka pohuar se ka pasur në të kaluarën dhe vazhdon akoma të ketë probleme me shëndet mendor – duke pranuar hapur se vuan nga çrregullimi bipolar.

 

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV