“Lamtumira“ e Elton John në muzikë/ Publikohen datat e fundit të turneut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në atë që po quhet një nga lamtumirët më të gjata në historinë e popit, Elton John ka zgjatur turneun e tij përfundimtar të Lamtumirës të quajtur “Farewell Yellow Brick Road” me një seri datash nëpër Mbrëtërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, njofton “the Guardian”.

Elton John, ylli britanik i popit do të interpretojë në 30 data të reja në Europë dhe në Amerikë në kuadër të turneut të tij të madh të lamtumirës, ndërprerë nga kriza shëndetësore botërore.

Në qershor 2022, ai do të performojë në stadiumet e futbollit në Norwich, Liverpool, Sunderland, Bristol dhe Swansea, duke shtuar datat e turneut në arenën 25 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që janë planifikuar për në fund të vitit 2021.

Interpretimi i “Your Song” dhe “Candle in the Wind” do të zhvillohet më 11 qershor 2022 në “Paris La Défense Arena”, për turin e tij të fundit të koncertit në Francë, theksoi dje shtëpia e tij diskografike në një komunikatë.

Këngëtari, 74-vjeçar, kishte filluar turneun e tij të lamtumirës, të quajtur “Fareëell Yelloë Brick Road” në 2018, duke parashikuar më shumë se 300 data në tre vjet në mbarë botën, para se koncertet të anuloheshin në kuadër të krizës shëndetësore lidhur me pandeminë e koronavirusit.

 “Unë do të performoj në mënyrën më të mirë, me produksionin më spektakolar që kam pasur ndonjëherë, duke luajtur në vende që kanë më shumë kuptim gjatë gjithë karrierës time. Ky ka qenë një turne i pabesueshëm deri më tani, plot me arritjet më të mahnitshme dhe unë pres të mbledh kujtimet më të mrekullueshme me ju në këto shfaqje finale.” është shprehur Elton John.

Turneu do të fillojë në maj 2022 në Frankfurt dhe do të përfundojë pas gjashtë muajsh në Los Anxheles pasi të ketë kaluar Europën duke debutuar veçanërisht në Milano, Paris dhe Liverpul dhe më pas në Amerikën e Veriut.

Lexo edhe :  Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Në përfundim të këtij turneu, katër koncerte të tjera do të zhvillohen në Australi dhe në Zelandën e re në fillim të vitit 2023./MCN.tv

 

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, sulmon Dumanin/ Altin Troplini, avokat i karteleve të drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK, në zbatim të masës "Detyrim paraqitje" të vendosur nga gjykata lidhur...

Aferat me tenderë qindra milionëshe/ Myslim Murrizi akuzon deputetët e PD për pazare

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Myslim Murrizi, ka akuzuar ashpër deputetët demokratë se kanë heshtur për aferat qindra milionëshe të qeverisë Rama. Ai tha se...

Georgina Rodriguez shfaq unazën milionadollarëshe në tapetin e kuq në Venecia

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tërhoqi gjithë vëmendjen në ceremoninë Filming Italy Venice Award gjatë Festivalit të 82-të të Filmit, duke ekspozuar...

Po tani? BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

Kur takohen ministrat e Jashtëm të BE, agjenda e tyre shpesh i ngjan një atlasi botëror. Lista marramendëse deklaratash dhe veprimesh për t'u miratuar, pika...

Dhimitër Anagnosti, kineasti me karrierë të ndritur

Nga Leonard Veizi Ai nuk është më... fizikisht. Sepse u largua nga kjo jetë pikërisht datën e 1 shtatorit 2025, nëmoshën 89 vjeçare. Por ai...

Lajme të tjera

Web TV