Aksidenti i rëndë i mori jetën familjes/ Drejtuesit vijojnë shkeljet, policia vendos mbi 2.500 gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti i rëndë i një dite më parë në aksin Fier-Vlorë, duket se nuk ka shërbyer si një mësim për shoferët për të qenë më të kujdesshëm në timon. Vetëm në 12 orët e fundit janë pezulluar 66 patenta dhe janë vendosur 2668 gjoba. Ajo që vihet re dhe është alarmante është se pjesa më e madhe e gjobave të vendosura sot është për parakalime të gabuara dhe shpejtësi tej normave të lejuara.  Shqetësuese është edhe mbajtja e celularit në timon si edhe mos vendosja e rripit të sigurisë.

 

“473 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 397 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 644 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 194 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 778 masa për parakalime të gabuara dhe 182 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve” , njofton Policia.

 

Sa i përket patentave të hequra, 39 janë për shpejtësi mbi normat e lejuara  që ka kapur shifrat deri në 171 km/h, ku maksimalja është 110, e ndërsa pjesa tjetër më konkretisht 27 leje drejtimi janë hequr pasi shoferët kanë qenë nën efektin e alkoolit. Aksidentet rrugore së fundmi, por jo vetëm, edhe manovrat e gabuara të bëra nga “të fortët” në timon, shpesh edhe në sy të efektivëvë, ka sjellë edhe reagimin e Policia Rrugore, që jo më larg se dje u kritikua dhe u akuzua për mos kryerjen e detyrës.

 

“Të gjithë efektivët e Policisë Rrugore do jenë në detyrë për të përmbushur përgjegjësitë që i ngarkon ligji, si për rregullimin e trafikut aty ku është e nevojshme, ashtu dhe për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, jo për të “frikësuar”, por për të edukuar dhe parandaluar ngjarje si ajo e djeshmja, që krahas përgjegjësisë është dramë familjare dhe sociale, e cila duhet të jetë reflektim për çdo drejtues mjeti dhe përdorues rruge, në respekt të ligjit dhe jetës”, thuhët në njoftim.

 

Lexo edhe :  Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë, nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Në fund të njoftimin, është edhe një apel për drejtuesit e mjeteve me shpresën se ai nuk do të shkojë në vesh të shurdhët, teksa ka kujtuar se me ndryshimet e Kodit Rrugor që kanë hyrë dje në fuqi, janë ashpërsuar ndëshkimet për shoferët e papërgjegjshëm.

“Në fokusin e kontrolleve të përqëndruara në rrugët urbane dhe interurbane janë shpejtësia mbi normat e lejuara, mosrregullimi i shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara, sjelljet agresive dhe manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit, parakalimet e gabuara, mospërdorimi i rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, si dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjeteve, që mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme dhe në masë tek drejtuesit e mjeteve. Për këtë shkelje, për shkak të rrezikshmërisë dhe numrit të lartë të konstatimeve me ndryshimet e fundit është dhjetëfishuar sanksioni administrativ dhe në rast konstatimi në përsëritje 3 herë brenda vitit, krahas masës, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj. Policia Rrugore apelon gjithashtu për KUJDES të shtuar përgjatë sezonit turistik, nga të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, të cilët sa herë ndodhin ngjarje të rënda kërkojnë ashpërsim të masave dhe kontrolle më të shtuara nga Policia, por harrojnë shpejt dhe mundohen të gjejnë përgjegjësit e aksidenteve rrugore, kur në fakt të gjithë, në një mënyrë ose në një tjetër, jemi bashkëpërgjegjës dhe si të tillë duhet që të gjithë të japim kontributin për të edukuar breza më të mirë dhe më të sigurtë në drejtimin e mjeteve dhe përdorimin e rrugës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë”, përfundon njoftimi. 

 

Të fundit

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve/Rama: I tmerruar! Shqipëria në solidaritet me Gjermaninë

Pas sulmit të ndodhur në Gjermani, ku një makinë hyri në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg duke marrë përpara...

Ligji për pensionet: Pensionistëve do iu njihet pensioni mbi bazën e librezës së punës

Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin që synon njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore për llogaritjen...

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime nga vëzhgimet e tij rinore,...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Lajme të tjera

Web TV