Babai shpëton vajzën dhe shoqet e saj nga mbytja/ 60-vjeçarin e “tradhëton” zemra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Sardenja të Italisë. Një 60-vjeçar është futur në det për të shpëtuar vajzën e tij dhe 2 shoqet e saj dhe në përfundim arriti t’i nxirrte të gjalla të tre, por humbi jetën e vet.

Zemra nuk mundi që ta përballonte gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Një tragjedi është shënuar në Itali ku një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një arresti kardiak në zemër, vetëm pak sekonda pasi shpëtoi vajzën e tij dhe dy shoqet e saj nga mbytja.

60-vjeçari Fernando Porcu nuk u mendua dy herë por hyri mes dallgësh kur pa se vajza dhe shoqet e saj ishin në vështirësi.

Ai me sforco të madhe i nxorri vajzat shëndoshë e mirë në breg, por vetë humbi jetën tragjikisht, pasi zemra e tij nuk mundi të përballojë të gjithë atë presion dhe pësoi infarkt.

Një ekip mjekësor u mundua ta mbajë në jetë madje në bregdetin e Sardenjës mbërrit edhe një helikopter për ta shpëtuar, por për të ishte shumë vonë.

Mësohet se fillimisht 60-vjeçari nxorri në breg vajzat, por më pas u tërhoq nga dallgët e mëdha. Ai arriti edhe një herë të kthehej në breg, ndërsa disa persona të pranishëm e ndihmuan të dalë jashtë ujit.

Por lumturia nuk zgjati shumë pasi u shemb në tokë dhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Sardenjë ndërsa lajmi për heroizmin e tij u bë viral në rrjet.

 

 

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV