Braçe “thumbon” biznesmenët me shalqirin: Ju që hani drona e rrini nëpër aviona..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga puna që vijon për eksportin e shalqirit të zonës.

Në një postim në ‘Facebook’ Braçe shkruan se prioriteti i tij është ekonomia e njerëzve punëtorë dhe ndërkohë thumbon biznesmenët e kryeqytetit duke shkruar ‘ju që hani drona e rrini nëpër aviona, hani ndonjë kokërr të freskoheni’.

 “Si ishte? Çështje prioriteti?! Eksporti në të gjithë Europën vazhdon!

I kërkoj ndjesë të gjithë “intelektualëve të rinj” të Tironës që hanë drona, rrinë nëpër aviona e prodhojnë raketa, por ekonomia e këtyre njerëzve të zakonshëm është prioriteti im!

Lad Xhebexhiu e Ed Halili në Cermë të Sipërme, ekonominë e tyre e kanë të lidhur me tokën e prodhimet e saj, shalqini është i këtij sezoni ekonomik.

Dua shumë të marrin të ardhurat që kishin në plan, të rimbjellin e të ndërtojnë një ekonomi të qëndrueshme më në fund në tokat e tyre!

Ua thashë këtë punën e dronëve, avionëve dhe raketave të Tironës dhe më thanë:

Kur të na mbushet mendja t’i bojmë do të themi. Deri atëherë, na çoju nga i kokër shalqi të freskohen”, shkruan Braçe.

Të fundit

Kina apo SHBA? Ja shteti që ndërton më shumë anije ushtarake në botë

Shtetet e Bashkuara thonë se Kina është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare dhe sfida më e madhe...

Shenjat e para të diabetit, mësoni çfarë duhet dalluar në kohë

Paradiabeti është faza e parë e diabetit. Mjekët e konsiderojnë atë si një shenjë paralajmëruese. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli...

OSHEE: 1 milionë e 70 mijë abonentë përfituan nga ulja e çmimit të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se 1 milionë e 70 mijë abonentë përfituan nga ulja e çmimit të energjisë elektrike. Përmes...

Rikthehet Egli! Çfarë pritet të ndodhë të shtunën në Big Brother VIP

E shtuna e kësaj jave të jetë plot të papritura në Big brother VIP, spektaklin që vetëm thyen rekorde në vende. Në promon e publikuar...

Mëshirë për Lulin!

Nga Frrok Çupi Mbrëmë Jozi hodhi pikën e fundit në gotën e mëkatit. Jozi dihet kush është, ajo e ‘zheleve’ dhe e ‘plumbit ballit’. U...

Lajme të tjera

Web TV