Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Balldren, aksin Elbasan-Peqin.
Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Fatmirësisht të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.