Arrestohet Marilyn Manson, akuzohet për dhunë ndaj kameramanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marilyn Manson është dorëzuar në policinë e Los Angeles. Këngëtari do të përballet me dy akuza për sulm të pretenduar ndaj një kameramani, gjatë një koncerti të vitit 2019. Këto probleme të reja nuk lidhen me pretendimet e fundit për përdhunim dhe dhunë, që shumë gra kanë ngritur në adresë të këngëtarit.

Ngjarja ka ndodhur në 18 gusht 2019 në Bank of New Hampshire Pavilion, një amfiteatër në Gilford, New Hampshire, ku Manson po jepte një koncert. Policia shpjegoi se një reporter video i punësuar për të filmuar koncertin ishte në zonën e skenës kur dyshohet se u sulmua nga këngëtari. Incidenti nuk ishte i një natyre seksuale.

Sulmi i pretenduar u raportua të nesërmen, por u deshën disa muaj për të përfunduar hetimin. Departamenti i Gilfordit tha se Manson, agjenti dhe këshilltari i tij, “kishin kohë që e dinin për urdhër-arrestin por nuk bënë asnjë përpjekje për t’u kthyer në Ne Hampshire dhe për t’iu përgjigjur akuzave “.

 

Të fundit

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale,...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Lajme të tjera

Web TV