“Leli më fiku telefonin për disa ditë”/ Zbardhet çfarë tha Rama në mbledhjen e socialistëve në Vlorë: Po çalonte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Vlorë.

Sipas Report Tv,  kryeministri Edi Rama ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikur telefonin për disa ditë.

Leli, mësohet të ketë thënë Rama, është shprehur se e ka amanet që të drejtojë Vlorën. Leli nuk u zgjodh, por u emërua, sepse nuk kishte kundërshtar. Sipas Ramës, Leli u vlerësua pasi nuk përfaqësonte do të Vlorën në nivel lokal, por do të përfaqësonte qytetin në parlament. Leli sipas tij po çalonte në bashki, por në parlament do të ishte më mirë, pasi është orator.

Rama ka thënë më tej se askush nuk fiton në Vlorë, por vetëm ata në siglën e trëndafilit rozë. Kreu i qeverisë ka treguar se Leli i ka fikur telefonin. Nëse nuk jep dorëheqjen vetë, të gjithë duhet të punojnë që Vlora të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze nga këshilltarët bashkiak.

“Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qendrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli. Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien. Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se nuk ka me punë me këtë familje politike.”, mësohet se ka thënë Rama.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV