Nis aplikimi për dokumente biometrikë për shtetasit shqiptarë në ishujt e Greqisë, Xhaçka: Aplikimet kryhen falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur aplikimi për dokumente biometrikë për shtetasit shqiptarë në ishujt e Greqisë. Ministrja për Europën dher Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se, “nga Iraklio i Kretës nisëm projektin e shumëpritur, për realizimin e aplikimeve për dokumente biometrikë në ishujt Kretë dhe Rodos ku jetojnë e punojnë shtetasit shqiptarë” .

“Ekipi për realizimin e aplikimeve për rinovimin e dokumenteve biometrikë, do të gjendet në këta dy ishuj, në dy qendrat kryesore të tyre, sipas datave: qyteti Iraklio, ishulli Kretë në datat 29 dhe 30 qershor 2021. Qyteti Rodos, ishulli Rodos, në datat 1 dhe 2 korrik 2021”, theksoi Xhaçka.

Xhaçka bën të ditur edhe dokumentet që nevojiten për të aplikuar.

“Të gjithë personat e interesuar duhet të dërgojnë në postën elektronike .@.. kërkesën e tyre me subjekt “Aplikimet në ishull” si dhe të dhënat e mëposhtëme në tekst: Emër Mbiemër i aplikantit; Numrin personal (NID); Kodin e aplikimit për pasaportë dhe kartë ID (03AT……); Adresën e qëndrimit – Ishulli”, thekson Xhaçka.

“Aplikimet kryhen falas dhe i gjithë informacioni për procedurën gjendet në:http://punetejashtme.gov.al/…/aplikim-per-pasaporte…/”, përfundon Xhaçka.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV