Arrestohet drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, dyshohet për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar në prangat e policisë prokurori i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi. Ky i fundit raportohet se është arrestuar në qytetin e Kavajës.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe shoferi i tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit. Sipas të dhënave paraprake, prokurori Karriqi është arrestuar pasi ka të dhëna për korrupsion.

Sipas burimeve nga prokuroria është arrestuar edhe një zyrtar në Prokurorinë e Kavajës. Bëhet fjalë për Isuf Gega, me detyrë sekretar në këtë prokurori.

Arrestimet kanë ardhur me urdhër nga SPAK, ndërsa dyshohet për një rast korrupsioni por nuk dihet qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV