Enver Hoxha shiste mish derri të prishur dhe djathë me erë të keqe, ja gjoba që mori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të hershme ditën e sotme, ku tregon një gjobë të marrë nga ish-diktatori Enver Hoxha në vitin 1940.

Sipas Dervishit, Hoxha shiste cigare dhe bënte aktivitet revolucionar, por një polic i vuri gjobë 5 franga.

Postimi i plotë i Dervishit:

“Është përmendur shpesh se në dyqanin “Flora” (të marrë me qira nga familja Bakiu) shoku Enver shiste cigare dhe bënte “aktivitet revolucionar”. Në fakt dyqani ishte si ato të fshatit të kohës së mëvonshme, i shumëllojshëm në mallra.

Polic Sejfiu i Bashkisë së Tiranë, e nuhati këtë gjë. Në orën 17.00 të ditës së mërkurë, të datës 7.8.1940, pasi kontrolloi i vuri gjobë 5 franga shtetasit Enver Hoxha, me profesion “shitës gjanash ushqimore” sepse në dyqan iu gjetën 3 këmbë derri të prishura me krimba të ekspozuara për shitje dhe 2 kuti djathi të firmës “Bell pauese”, me erë të keqe. Gjoba është nënshkruar edhe nga inspektori komandant i policisë. I gjobituri nuk ka nënshkruar, por gjoba është paguar.”, shkruan Dervishi.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV