Dyshime për spiunazh në Shqipëri? Antiterrori survejon 5 çekë dhe 2 rusë, qëndruan gjatë stërvitjes së NATO-s dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Antiterrorit i kërkon Prokurorisë të hetojë nën dyshimet për spiunazh pesë shtetas çekë, të cilët qëndruan në Shqipëri për 10 ditë, kur në vendin tone zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s, Defender 21. Dyshimet për ta janë ngritur, sepse shtetasit e huaj, kanë qëndruar pranë bazës ushtarake në urën Vajgurore.

Në dokument thuhet se, çekët kanë hyrë në Shqipëri me 1 maj 2021, nga Rinasi dhe njëri prej tyre konkretisht, Filip Carek ka marrë një makinë me qira me të cilën ka udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit bashkë më miqtë e tij.

Sipas të dhënave të GPS rezulton se autromjeti me të cilin udhëtonin cekët ka ndaluar për rreth shtatë minuta në rrugën nacionale Berat Ura Vajgurore, pikërisht ne anë të së cilës ndodhet baza ushatarake. Automjeti, thotë Antiterrori, ka vijuar levizjen në drejtim të qytetit të Kuçovës në anë të së cilës vazhdon të jetë këndi tjetër kufizues i bazës ushtarake.

Më pas automjeti është kthyer dhe ka vijuar lëvizjen për në Lushnje, Fier, Memaliaj, Tepelenë, Përmet e Bënjë. Me 11 maj, çekët janë larguar po nga Rinasi. Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar çështjen sipas neneve 213 dhe 214 të Kodit Penal; që kanë të bëjnë me dhënie dhe sigurim informacioni.

Me një referim të mëparshëm, Policia kërkonte nga Prokuroria hetimin e dy shtetasve rusë, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar Shqipërinë, para dhe gjatë stërvitjes ushtarake, dhe janë të dyshuar gjithashtu për dhënie dhe sigurim informacioni. Për të dyja rastet, Prokuroria i ka lënë detyra konkrete Policisë, mes të tjerash dhe kqyrjen e pamjeve të kamera të një hoteli luksoz në kryeqytet, për të identifikuar personat me të cilët janë takuar rusët.

Lexo edhe :  "Do ju rrëmbejë zemrën"/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Organi i akuzës i kujton Policisë që nëse shtetasit çekë apo rusë, ndaj të cilëve ngrihen dyshime, do të tentojnë të hyjnë sërish në Shqipëri, menjëherë të njoftohet Antiterrori dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Policisë së Shtetit.

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV