“Erdhi me një shpejtësi marramendëse”/ Makina del jashtë funksionit, merr para mjetin e turistit slloven

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Sarandë, ku në aksident janë përfshirë katër automjete, njëra prej të cilave i përket një turisti slloven.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip KIA me drejtues Emro Cela, banor i Sarandës, ka zbritur nga një rrugët dytësore dhe ka pësuar defekt teknik duke përplasur fillimisht mjetin e një turisti slloven dhe më pas i ka prerë rrugën një mjeti që po kalonte, duke përplasur këtë të fundit dhe një maine tjetër pas tij.

Drejtuesi i mjetit KIA është plagosur lehtë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë që dëmet janë të konsiderueshme.

Miha, turist slloven, i ardhur sot me bashkëshorten e tij në Sarandë, drejtues i njërit prej mjeteve i përfshirë në aksident tregoi si ka ndodhur ngjarja:

“Unë po rrija në makinë, sapo kisha ndaluar në këtë vend, ndërsa gruaja imë sapo kishte dalë nga makina. U përpoqa që të mos zija rrugën por të futesha në një qoshë, siç e shihni, dhe brenda 2 minutash, një makinë po vinte me një shpejtësi dhe dukej sikur s’i funksiononin frenat. Kishte një shpejtësi marramendëse, dukej që ishte pa frena, u përplas me makinën time nga ana e shoferit dhe më pas në rrugën kryesore u përplas me një makinë tjetër. Mua më dhemb pak krahu, pastaj ka dëme materiale makina, u prish pasqyra, dy dyer të makinës nga krahu i shoferit, madje nga fuqia e madhe e përplasjes u hapën airbegët e makinës. Kishim vetëm pak orë në Shqipëri, sapo kishim arritur në Sarandë, po presim për një përkthyes që të japim dhe deklaratën tonë në polici.”

Të fundit

Helmimi në kopshtin e Gramshit, AKU: Analizat treguan se nuk ka salmonelë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me analizat e produkteve ushqimore të marra në...

5 pyetje që duhet t’i bësh partnerit nëse dëshiron të forcosh marrëdhënien tënde!

Në çdo marrëdhënie vjen një kohë kur ndjen nevojën për të bërë një hap më tej. Jo domosdoshmërisht drejt martesës, bashkëjetesës apo fëmijëve. Ndonjëherë...

Vendim nga Gjermania: Ukraina mund të godasë Rusinë me raketa me rreze të gjatë

Ukraina do të pajiset me raketa me rreze të gjatë veprimi. Kështu është shprehur Kancelari i Gjermanisë, Friderich Merz, gjatë një konference shtypi me...

“Dua të mbështes dy maturantë jetimë për universitetin”, nisma e veçantë e inxhinierit

Një inxhinier i quajtur Azmer Duleviç ka shpërndarë në Facebook një nismë domethënëse. Ai ka vendosur të ndihmojë dy maturantë jetimë për studimet universitare. "Duke...

Zelensky alarmon botën: Rusia po mbledh 50 mijë ushtarë në front

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se një ofensivë e re ruse po përgatitet. Këtë herë objektivi i sulmit do të jetë qyteti strategjik...

Lajme të tjera

Web TV