Paguanin me euro false, arrestohen dy të rinjtë nga Kruja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka finalizuar operacionin “Konvertimi”, duke vënë në pranga dy shtetas.

Dy të rinj nga Kruja janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet për falsifikim të parave dhe mashtrimit të bizneseve.

Të rinjtë me iniciale A.B. dhe E.K. nga 21 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha false të euros dhe më pas i përdornin në biznese të ndryshme në kryeqytet.

Ata akuzohen për veprat penale falsifikim i monedhave dhe mashtrim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi” Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3.

Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

 

 

 

 

Të fundit

U ekstradua nga Dubai tri ditë më parë, gjykata lë në burg Florenc Çapjan

Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg...

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës. Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur...

Rama ndan videon nga aeroporti i Vlorës: Edhe tre ditë nga ulja e avionit të parë

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, më 8 Maj do të realizohet fluturimi testues në aeroportin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

“Të përshpejtojmë tharjen e kënetës”- Rama mesazh për emigrantët ne Greqi

Kreu i PS dhe kryeministri, Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë emigrantët në Greqi, që të marrin zarfet, ti plotësojnë dhe ti...

Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë,...

Lajme të tjera

Web TV