Spiropali: Çliruam Presidencën nga një përdhosës i Kushtetutës, uroj që dielli i nxehtë të ketë pjekur PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Elisa Spiropali, në seancën e parafundit plenare, nuk la pa falënderuar kolegët e saj deputetë, ndërsa listoi edhe ato që i konsideroi arritjet e kësaj legjislature.

Arritje, Spiropali konsideroi edhe votimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, që e quajti përdhosës të Kushtetutës, ndërsa tha se tashmë maxhoranca do të nisë edhe një proces të hapur konsultimi politik për zgjedhjen ‘e afërt’ të Presidentit të ri.

Spiropali nuk la pa ‘thumbuar’ edhe opozitën, ku u shpreh se uron që dielli i nxehtë i këtij behari “të ketë pjekur PD e Lulzim Bashën dhe në shtator të kenë guximin për të bashkëpunuar’.

“Me 104 vota çliruam institucionin e Presidentit të Republikës nga një përdhosës i Kushtetutës dhe frymëzues i konflitit politik. Tani kemi detyrën për të zhvilluar një proces të hapur konsultimi të gjerë politik për zgjedhjen e afërt të Presidentit të ri. Punët dhe arritjet e sesionit që kaloi, marrin edhe një vlerë më të madhe duke marrë parasysh kushtet dhe sfidat e paprecendeta që kaluam, jo vetëm pandeminë dhe tërmetin, por edhe kufizimet e demokracisë sonë ende në rritje, papjekurinë ulëritëse që opozita demonstroi me braktisjen e mandateve, kjo sfidë e vuri Kuvendin e Shqipërinë në një situatë të paprecedentë. Një falënderim i takon burrave dhe grave të opozitës që ruajtën apo morën mandatin. Uroj që dielli i nxehtë i këtij behari ta ketë pjekur sado pak PD, Lulzimin dhe të tjerët dhe në legjislaturën ere në shtatorë të sjellin me vete edhe arsyen dhe guximin për të bashkëpunuar për reforma në respekt të qytetarëve që asaj partie i caktuan rolin e pazëvendësueshëm të opozitës”, tha Spiropali.

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV