Ikja nga Shqipëria në këto kohë është plaga më e rëndë e kombit. Por Ethem Aga ka bërë të kundërtën. 22-vjeçari nga Tirana që më 2 korrik u fut në ambasadën franceze në kryeqytet kthehet pas 30 vjetësh në vendin e tij.
I ftuar në emsionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku disa muaj më parë, Aga jo vetëm tregoi historinë e tij të rrallë por vuri në dispozicion të emisionit një set fotografish nga ambasada franceze më 2 korrik 1990 që nuk janë bërë asnjëherë publike më parë.
Janë 16 foto që në fakt përbëjnë historinë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe që cilësohet si grushti i parë i fortë që mori regjimi komunist në atë kohë. Aty duken rreth 40 shqiptarë që u futën në ambientet e ambasadës franceze, godinë e të cilës është ende edhe sot në të njëjtin vend në rrugën Skënderbeg në Tiranë. Të rinj dhe të reja që sfiduan shtetin diktatorial dhe u futën atje duke kërkuar strehim politik. Aga tregoi historinë e jetës së tij e lidhur me këto fotografi në shumicën e të cilëve ka shquar veten. Aga sapo ishte diplomuar në Institutin Bujqësor në Kamëz si agronom dhe vinte nga një familje e persekutuar nga ai regjim.
Pasi shkoi në Francë ai konvertoi diplomën duke vijuar edhe studime të tjera dhe u diplomua atje si inxhinier dhe më pas u angazhua me disa biznese duke arritur sukses.
Më poshtë kemi bashkangjitur fotot nga ai moment historik.