U konfliktua me gazetarët e Top News/ Drejtori i RTSH, Rezart Aga shoqërohet nga policia (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harbutëria e Rezart Agës, drejtor i RTSH-së, nuk e pati të gjatë, pasi policia i shkoi menjëherë në qebaptoren e tij në qendër të Tiranës për ta shoqëruar.

Edhe pse përpiqet t’i largohet nga dera e pasme në mesin e një lumë tifozësh, ai u kap nga uniformat blu si një mi i zënë në kurth.

Vetëm pak momente më parë Aga, dikur drejtor programacioni në Top Channel, sulmoi fizikisht e me fjalë të ndyra ish-kolegët e tij të Top News.

Si çdo ditë të këtij Euro2020, emisioni “Jashtë Loje” i moderuar nga Sidorela Gjoni ka qenë i pranishëm me kamerat e Top News për të sjellë më pranë jush atmosferën e emocionieve që fal futbolli.

Por, gazetarja dhe operatori i Top News u përballën me një sjellje rrugaçërore të drejtorit të RTSH-së, Rezart Aga.

Rezart Aga: “Tani po të them ik në sekondë”

Operatori: “Mos më provoko, mos e prek kabullin”

Rezart Aga: “Largohu po të them dhe një herë, zhduku direkt”

Operatori: “Po pse e prek kamerën, se ai është dhe person publik, erdhi më kërcënoi, se unë e njoh, ka punuar dhe te Top Channel, e pe çfarë bëri, hoqi transmetimin

Rezart Aga: “Do ta prish linjën direkte se më do trapi mua”

https://streamable.com/sqkppa

Të fundit

Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka...

E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në ndeshjen Egnatia-Elbasani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit. Në minutën e 79-të,...

Gjykata Europiane pranon kërkesën e Belerit, do shqyrtohen parregullsit

Sipas mediave greke, Gjykata ka lënë afat deri më datë 26 qershor për shqyrtimin e kësaj çështje nga palët për t’’i dhënë një zgjidhje...

Bllofi i gazetarëve me “faktet tronditësë” të SPAK për Veliajn

Nga Andi Bushati Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët në fundin e oqeanit

Një ekip shkencëtarësh zbuloi një strukturë shkëmbore të pazakontë rreth 60 kilometra larg ishullit Rarotonga, pjesë e Ishujve Cook në Oqeanin Paqësor Jugor. Zbulimi...

Lajme të tjera

Web TV