Procesi i Berlinit, integrimi dhe energjia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatri Morina

 

Në datën 5 Korrik 2021 u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor, midis krerëve e Shteteve dhe Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe homologëve të tyre nga nëntë Shtete Anëtare të Bashkimit Europina, sikurse dhe përfaqësues të lartë si Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.

Ky Samit, i cili njihet si Samiti i Berlinit, u zhvillua në kontekstin e Procesit të Berlinit. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte avancimi drejtë bashkëpunimit rajonal dhe axhenda e integrimit Europian.

Gjatë Samitit, Komisioni Europian rikonfirmoi angazhimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e rajonit nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investimeve. Komisioni gjithashtu bëri thirrje për avancimin e progresit drejtë integrimit ekonomik rajonal me qëllim maksimizimin e përfitimeve nga investimet e planifikuara. Për implementimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian deklaroi qëllimin për një paketë investimi prej 500 million Euro në vitin 2021.

 

Procesi i Berlinit dhe Plani Ekonomik dhe Investimeve

 

Samiti i Berlinit është pjesë e Procesit të Berlinit, një nismë e prezantuar në vitin 2014. Procesi i Berlinit është një iniciativë e disa prej Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian, nën drejtimin e Gjermanisë, për t’u angazhuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën Europiane të rajonit. Përveç këtyre shteteve, pjesëmarrës në këtë iniciativë janë Komisioni Europian, Institucione Financiare Ndërkombëtare sikurse dhe disa organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

 

 

Një ndër komponentët më të rëndësishëm të Procesit të Berlinit është Plani Ekonomik dhe Investimeve, i cili fokusohet në investimet për tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, energjinë e qendrueshme, infrastrukturën dixhitale, sikurse dhe zhvillimin e sektorit të biznesit dhe kapitalit human. Krijimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, i dakordësuar nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Sofies në 2020, është një projekt ambicioz për integrimin ekonomik rajonal, i cili synon krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, bazuar në shembullin dhe standardet e Bashkimit Europian.

Që nga nisja e këtij procesi, zhvillimi i qendrueshëm, me fokus të veçantë çështjet energjetike dhe mjedisore, kanë qenë pjesë integrale e axhendave të përvitshme, nga investimet në projekte energjetike tek Programi Rajonal i Eficencës Energjetike dhe ‘Green for Growth Fund’, fokusuar në burimet energjetike të rinovueshme. Investimet në energjinë e pastër, është një ndër komponentët e Planit Ekonomik dhe Investimeve.

Mbështetja e sektorit të energjisë, fokusohet në integrimin e tregut energjetik, dekarbonizimin dhe energjinë e pastër, tranzicionin e drejtë, rritjen e dixhitalizimit të sistemit dhe rrjeteve inteligjente, eficencën energjetike dhe sigurinë energjetike.

Plani Ekonomik dhe Investimeve thekson rëndësinë e rritjen së përdorimit të burimeve energjetike të rinovueshme sikurse dhe kalimin nga përdorimi i qymyrgurit drejtë insfrastrukturës moderne dhe me emetim të ulët të gazit, në planin afat-shkurtër dhe afat-mesëm.

Me qëllim përmbushjen e këtij objektivi, ndërtimi i gazsjellësve të rinj sikurse dhe zgjatimi i Trans Adriatic Pipeline (TAP), shikohen me interes të veçantë, pasi kjo do të ndikonte në diversifikimin e burimeve energjetike edhe për vetë tregun Europian.

Nga ana tjetër, edhe terminalet e Gazit Natyror të Lëngshëm (Liquefied Natural Gas – LNG), do të shërbenin gjithashtu në kuadër të diversifikimit të burimeve të gazit.

Prioritizimi i interkonjeksioneve energjetike po zhvillohet në kuadët të Komunitetit Energjetik, nëpërmjet Projekteve të Intersit të Komunitetit Energjetik (PECI) dhe Projekteve me Interes të Ndërsjelltë (PMI). Vendet partnere në Ballkanin Perëndimor duhet të implementojnë reformat e tregut me qëllim përshpejtimin e integrimit me tregjet europiane të gazit dhe energjisë elektrike.

Disa nga projektet kryesore që po mbështeten dhe do të mbështeten në vijim, janë:

  • Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës dhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri.
  • Zgjerimi i hidrocentralit të Pivas dhe ndërtimi i hidrocentralit Komarnica në Malin e Zi.
  • Përshpejtimi i përgatitjes së fazës së dytë për ndërtimin e hidrocentralit Ibër-Lepenc në Kosovë.
  • Investimet në parqet e energjisë diellore dhe të erës në Maqedoninë e Veriut.
  • Ndërtimi i gazsjellësit Fier-Vlorë, si pjesë e TAP në Shqipëri, sikurse dhe prioritizimi për ndërtimin e Ionian Adriatic Pipeline (IAP), e cila do të ndikontë në diversifikimin e burimeve të gazit për rajonin e Ballkanit Perëndimor e më tej.
  • Interkonektori i Gazit Bosnja dhe Hercegovina – Kroaci, i cili do të ndikojë në rritjen e potencialit dhe diversifikimit të sistemeve ekzistuese të shpërndarjes së gazit.
  • Interkonektorët Maqedoni e Veriut – Kosovë dhe Maqedoni e Veriut – Serbi.

 

Sikurse vihet re nga lista e projekteve që mbështeten apo janë planifikuar për t’u mbështetur në vijim, projekti TAP dhe IAP, janë ndër projektet që do të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në funksion të integrimit rajonal por edhe në funksion të sigurisë energjetike rajonale dhe ndërkombëtare.

 

Implikimet e TAP në sigurinë energjetike rajonale

 

TAP është një projekt energjetik me një rëndësi të veçantë, i cili shërben për transportimin e gazit natyror nga rajoni i Kaspikut në drejtim të tregut europian. Duke u lidhur me Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin Greko-Turk, TAP kalon nëpërmjet Greqisë veriore, Shqipërisë dhe Detit Adriatik deri në Italinë jugore ku lidhet me rrjetin Italian të gazit natyror. Sikurse është deklaruar edhe nga shumë ekspert të fushës, rrjeti i gazsjellësve në korridorin jugor akoma duhet të ndërtohet, dhe e ardhmja e tij varet nga stabiliteti politik i vendeve nëpër të cilat ai kalon. Në këtë mënyrë, siguria energjetike është e lidhur drejtpërdrejt me sigurinë politike, duke evidentuar ndërvarësinë midis sektorëve të ndryshëm.

Krijimi i ndërvarësisë midis vendeve mund të ndikojë në intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit si një sistem i tërë. Në mungesë të harmonizimit të politikave midis vendeve, shanset për bashkëpunim mund të pengohen nga ndjekja e politikave konfliktuale. Prandaj është e nevojshme që aktorët të ndërgjegjësohen se përfitimet nga bashkëpunimi janë në interes të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë marrëdhënie.

Projekti TAP ishte një ndër projektet konkurruese të Korridorit Jugor të Gazit, të cilat do të ndikonin në diversifikimin e energjisë në BE. Ky korridor përfshinte fillimisht tre gazsjellës kryesor: Interkonektorin Turqi-Greqi-Itali (Interconnector Turkey-Greece-Italy – ITGI), TAP dhe Nabucco. Nabucco do të ishte një gazsjellës me një gjatësi prej 3.300 km, me një kapacitet rreth 31 miliard metër kub në vit prej Azisë Qendrore duke kaluar nëpërmjet Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Hungarisë në Austri në vitin 2020.

 

Korridori Jugor i Gazit

Burimi: TAP (http://www.tap-ag.com/the-pipeline).

 

Ky gazsjellës do të transportonte gaz natyror drejtë Europës Qendrore, duke anash kaluar Rusinë.

Në këtë mënyrë do të reduktohej varësia e këtij rajoni nga gazi rus duke pasur kështu një rëndësi gjeopolitike dhe mbështetjen e BE-së. Mos realizimi i këtij projekti erdhi si pasojë e faktorëve ekonomik dhe politik.

Përkrahja e Hungarisë për projektin e ri të Rusisë shërbeu si një ndër faktorët themelor politik, duke çuar në ri konceptimin e projektit fillestar dhe krijimin e projektit Nabucco West dhe TANAP. Nabucco West dhe TAP, mbetën në këtë mënyrë dy projektet konkurruese për transportimin e gazit natyror nga rajoni i Kaspikut në drejtim të vendeve të Europës.

Përzgjedhja e projektit fitues nga ana e Azerbajxhanit dhe konsorciumit të Shah Deniz, u bë duke krahasuar një sërë parametrash si mundësitë e tregut, koha e ndërtimit, kapaciteti dhe çështjet politike. Të ndërgjegjshëm për përfitimet që mund të vijnë nga një projekt i tillë, vendet transit (Shqipëria, Italia dhe Greqia) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të këtij projekti.

Në këtë mënyrë, projekti TAP është një arritje e rëndësishme në rrugën e diversifikimit të burimeve energjetike dhe uljen e varësisë së Bashkimit Europian nga Rusia. TAP gjithashtu është një arritje e rëndësishme për vendet transit nëpërmjet të cilave ajo kalon, por varësia e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore do të vijojë të mbetet e lartë duke vijuar të përbejë një kërcënim për sigurinë energjetike në kontekstin Europian.

Lexo edhe :  Sofia Vergara thotë se nuk do të ketë më fëmijë për një arsye të fortë

Avancimi i mëtejshëm i projektit TAP, nëpërmjet implementimit të projektit IAP (Ionian Adriatic Pipeline) dhe ndërtimit të infrastrukturës depozituese në Shqipëri, përbën një domosdoshmëri në funksion të uljes së varësisë energjetike të Europës Juglindore nga Rusia, e cila do të reduktonte influencën ruse në këtë rajon.

 

Rezervat e gazit natyror, tcm.

Burimi: BP Statistical Review of World Energy

 

TAP, si pjesë e korridorit jugor të gazit, do të ofrojë një rrugëkalim direkt dhe me kosto efektive të transportit të gazit nga Deti Kaspik në Europë. TAP është një projekt në të cilin janë përfshirë një sërë kompanish të rëndësishme si SOCAR, Statoil, BP, Fluxys, Enagas dhe Axpo. Përveç rëndësisë që TAP do të ketë për tregun europian, ky projekt do të ketë ndikim dhe në vendet transit. Greqia, Shqipëria dhe Italia do të kenë përfitime strategjike nga TAP, duke siguruar një pozitë të rëndësishme në hartën europiane të energjisë.

Përfitimet do të jenë dhe në nivele të tjera, sikurse në të ardhurat nga taksat, punësimet dhe investimet në zonat ku do të kalojë projekti. Për Shqipërinë TAP do të jetë Investimi i Huaj Direkt më i madh deri në këto momente dhe gjithashtu do të ndikojë në integrimin në BE nëpërmjet rritjes së rëndësisë rajonale dhe gjeostrategjike. TAP gjithashtu mund të ndikojë në përmirësimin e tregut të brendshëm të energjisë në Shqipëri.

Një projekt i tillë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në diversifikimin e burimeve energjetike të BE-së dhe në uljen e varësisë nga gazi rus, element të domosdoshëm për rritjen e nivelit të sigurisë energjetike për BE-në.

Kjo nuk nënkupton se BE do të jetë e pavarur nga gazi rus në të ardhmen, por mund të shërbejë si një instrument për të negociuar çmimet, për të zbehur monopolin dhe influencën e Rusisë, sikurse do të ndikonte në të njëjtën kohë në rritjen e rëndësisë gjeopolitike të Ballkanit. Reduktimi i rezervave të gazit në Detin e Veriut, si një ndër burimet kryesore të energjisë për Europën, e bën të domosdoshme diversifikimin e burimeve të energjisë dhe rajoni i Kaspikut mund të luajë një rol primar në këtë drejtim.

Projektet energjetike të planifikuara, të cilat do të transportojnë gazin e këtij rajoni drejtë Europës, do të kalojnë nëpërmjet territorit të Ballkanit. Kjo do të sillte rritjen e rolit dhe rëndësisë së Ballkanit në hartën energjetike europiane.

Këto projekte do të kenë implikime në dy aspekte kryesore, implikime gjeopolitike dhe implikime ekonomike. Implikimet gjeopolitike lidhen me rritjen e rëndësisë së Ballkanit për BE-në, gjë e cila do të shërbejë si një shtysë për një afrim akoma e më të madh midis dy palëve duke shkuar drejtë integrimit të plotë.

Nga ana tjetër, lidhur me aspektet ekonomike duhet të theksojmë se pozita si vende transit të vendeve të Ballkanit, do të shoqërohet me të ardhura të drejtpërdrejta si pasojë e taksave, aksesi në një burim energjie me një çmim më të favorshëm, punësimet afatmesme dhe afatgjata, etj. Implikimet gjeopolitike dhe ekonomike do të shoqërohen me ndikim të drejtpërdrejtë dhe në aspekte të tjera të lidhura me stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien e këtyre vendeve.

Sistemi energjetik në vendet e Ballkanit, i cili vazhdon të jetë në pjesën dërrmuese të tij monopol shtetëror, është shumë i varur nga kushtet atmosferike dhe ka nevojë për investime të cilat i tejkalojnë mundësitë reale të këtyre vendeve.

Për këtë arsye privatizimet, liberalizimi i tregut, bashkëpunimi rajonal, ndihma e BE-së dhe SHBA-së, dhe investimet e huaja do të shërbenin si instrumente efikas për përmirësimin e kësaj situate.

Për vendet perëndimore duhet të jetë e qartë se e vetmja mënyrë për reduktimin e influencës Ruse në këtë rajon është një angazhim më konkret dhe i prekshëm i tyre, ku ndihma në garantimin e sigurisë energjetike do të luante një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sfidat e Covid-19/ Civici: Pritet një ndryshim drastik i tregut të punës

 

 

 

Komisioni i përhershëm i shkencave sociale, juridike dhe ekonomike, pranë Akademisë së Shkencave ka organizuar sot paradite ligjëratat akademike për ndryshimet dhe sfidat strukturore që shkaktoi pandemia e Covid-19 në zhvillimet aktuale e perspektive të teorive ekonomike, politikat ekonomike, paketat e rimëkëmbjes ekonomike, borxhit publik, tregjet e punës dhe profesioneve të reja. Akad. Anastas Angjeli në ligjëratën “Sfidat e reja dhe ndryshimet e teorive ekonomike dhe strategjive të zhvillimit ekonomiko-social në periudhën e pandemisë Covid-19 dhe perspektivat afatgjata të zhvillimit dhe mirëqeverisjes” shtroi çështjen e përjetimit që nga viti 2008 të tri krizave të mëdha ekonomike dhe financiare. Akad. Angjeli tha se po përjetojmë ndryshime epokale në ekonomi digjitale, inteligjencë artificiale dhe modele ekonomike inovative, ndërsa shtroi mes të tjerash çështjet e borxhit publik, rritjen e nivelit të të tij, rreziqet e shtimit të borxhit dhe a ka dështuar tregu, apo mendimi ekonomik po evoluon drejt një roli më të fortë të shtetit në ekonomi? Në Shqipëri, politikat e konsolidimit fiskal bënë që borxhi publik të reduktohet nga 72.7 për qind e PBB në vitin 2015, në 66.3 për qind e PBB në vitin 2019. Goditjet e njëpasnjëshme të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kriza shëndetësore e COVID-19, bënë që borxhi publik për vitin 2020 të ishte 76.1 për qind e PBB. Akti normativ nr.25 datë 22.6.2021, në përputhje me udhëzimet fiskale të Komisionit Europian për vendet e BE, datë 2 qershor 2021, i ofron fleksibilitet të domosdoshëm buxhetit të shtetit si instrument për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimin e kredibilitetit të qëndrueshmërisë së financave publike.Mendimi ekonomik i së ardhmes përcaktohet nga inteligjenca artificiale dhe modelet ekonomike inovative; kriptomonedhat dhe rishikimi i teorisë monetariste moderne, tha akad. Angjeli

***

Akademik i asociuar Adrian Civici në ligjëratën: “Evolucioni dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës dhe lindja e profesioneve të reja në periudhën post-Covid-19. Si duhet reaguar?” tha se në horizont po lindin me shpejtësi “profesione, zanate, prodhime, shërbime e modele të reja prodhuese e menaxheriale” të cilave ju përket e ardhmja. Pandemia përshpejtoi një tendencë strukturore të tregjeve të punës dhe profesioneve të lidhura veçanërisht me: zhvillimet teknologjike në kuadrin e revolucionit 4.0 (Inteligjenca artificiale, automatizimi, robotika, inovacionet, start up-et, big-data) dhe thellimin e tipareve të reja të globalizmit.

 

Shifrat janë impresionuese:

 

85% e profesioneve dhe vendeve të punës të vitit 2030 – pra vetëm 9 vite larg – nuk ekzistojnë akoma dhe do krijohen në dekadën e ardhshme. Në vitin 2030, mbi 70% e të diplomuarve nuk do munden të gjejnë dot një vend pune apo profesion ekzistues të konsoliduar. Në 2 dekadat e ardhshme … mbi 80% e atyre që sot cilësohen si “profesione klasike të konsoliduara” do zhduken për t’u zëvendësuar me profesione “multifunksionale e pluri disiplinore” …BE publikon një raport të veçantë “mjaft shqetësues” për disa milionë vende vakante. Mbi 70% e këtyre vendeve vakante nuk mund të zihen duke paraqitur vetëm një diplomë universitare … por duke “dëshmuar nivelin e përvetësimit të kompetenceva dhe dijeve të reja të së ardhmes” …. Riaftësimi/ riformimi profesional me profesionet e reja që po lulëzojnë mbetet sfida më e madhe e qeverive dhe e sistemeve arsimore e kualifikuese, tha akad. Adrian Civici. Kjo është rruga e domosdoshme dhe më e dobishme për universitetet shqiptare, që kanë rrugë të gjatë e të vështirë për t’u përfshirë në këtë tendencë të re modernizim dhe integrimi më të plotë me zhvillimet bashkëkohore të profesioneve dhe tregjeve të punës.

 

 

Të fundit

Balla firmos Memorandum Mirëkuptimi me kreun e OSBE-së: Bashkëpunim institucional

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruar së bashku me Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë Clarisse Pasztory...

“A është një lidhje e vërtetë kjo e juaja?”/ Juli vendos ‘me shpatulla pas murit’ Heidin

Pas deklaratës së Graciano Taganit se Romeo Veshaj i ka shkruar Erjola Doçit për tu lidhur kur kanë qenë jashtë “BBV”, disa nga konkurrentët...

Leka dhe Elia zyrtarisht të divorcuar/ Çifti u nda pas problemeve të vazhdueshme

Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe...

Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë

Shteti shqiptar është në bisedime më një shtet të huaj për të marrë30-40 mijë punonjës të kualfikuar. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i punësimit dhe...

Kurti i prerë: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me...

Lajme të tjera

Web TV