Euro 2020/ Italia ngrihet nga “hiri”, kap finalen e madhe të 11 korrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia e sheh veten në finale e Euro 2020, duke kaluar çdo pritshmëri dhe treguar karakter dhe një lojë të mirë dominuese ndaj kujtdo kundërshtari. Ndonëse në ndeshjen me Spanjën mbrëmjen e së martës Italia ishte inferiore në kotrollin e topit, arriti që të kalojë e para në avantazh në pjesën e dytë me anë të Federici Chiesas, por dhjetë minuta nga fundi i takimit Spanja arriti të barazonte me Alvaro Morata, i cili erdhi nga stoli për të mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij. Në fund Italia triumfoi nga gjuajtjet e penalltive, ku për Spanjën nuk arritën të realizojnë dy nga lojtarët më të mirë të takimit, pikërisht Olmo dhe Morata. Italia arriti në finale dhe tashmë ka edhe një ndeshje për të ëndërruar fitimin e titullit.

 

Mancini: Spanja një ekip i shkëlqyer

 

Roberto Mancini e pranon se Spanja i shkaktoi probleme me ndryshimet e tyre taktike dhe Italisë iu desh të punonte shumë që të arrinte në finalen e EURO 2020, por sipas tij ende nuk ka mbaruar asgjë. Azzurrët shkuan në kohën shtesë pasi Alvaro Morata anuloi golin e Federico Chiesas, duke i barazuar shifrat. “Penalltitë janë mizore. Ishte një kundërshtar i vështirë, Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që luan shumë mirë. Ne nuk luajtëm siç bëjmë zakonisht, por luftuam fort dhe e dinim se do të ishte kështu. Ata na shkaktuan probleme me këtë ndryshim, por më pas morëm koordinatat e duhura dhe nuk rrezikuam shumë. Ne e dinim që nga fillimi që Spanja ishte zotëruesi i posedimit, kështu që ata do të na bënin probleme, por na duhej të rregullonim dhe të luftonim fort”- tha Mancini. “Ekipet e futbollit sulmojnë dhe mbrojnë, ata nuk mund vetëm të sulmojnë. Të dyja kishim raste, të dyja janë skuadra të shkëlqyera, të gjitha ekipet mbrojnë, jo vetëm italianët. Meritat i takojnë djemve, sepse ata besuan në gjithë këto tre vite, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të mbledhim forcat, ato që kanë mbetur dhe të përgatitemi për në finale”, shtoi trajneri italian.

 

Enrike: Shpresoj që Italia të fitojë

 

Luis Enrike është krenar për skuadrën e tij dhe thotë se largohen me kokën lart nga ky kompeticion. Numri një i Spanjës thotë se meritojnë notën 9 dhe zbulon arsyen pse nuk luajti me një sulmues të deklaruar në këtë sfidë.

ITALIA – “Në fundin e ndeshjes ata donin që të shkonin te penalltitë, ndërsa ne donim të luanim edhe 30 minuta më shumë. Bëmë presing lart, sepse Italia ka shumë kualitet. Shpresoj që tani ta fitojnë Europianin. Kanë bërë një kompeticion shumë pozitiv”.

NOTA – “Sigurisht që tani mund të flasim për nota. Fakti që nuk shkuam në finale, nuk është ndonjë ulje note e madhe. Mendoj se meritojmë një nëntë. Lojtarët kanë luajtur dhe kanë bërë futboll spektakolar. Nuk mund t’u them asgjë”.

RRITJE – “Kjo kombëtare është rritur shumë, por nuk e di se ku mund të shkojmë. Kam parë disa gjëra pozitive, lojtarë të rinj dhe me dëshirë për të punuar. Objektivi ynë është të formojmë një skuadër fituese dhe jemi në rrugën e duhur. Tani e kemi atë skuadër”.

KRITIKAT – “Në futbollin profesionist ligjin e bëjnë rezultatet. Tifozëve duhet t’u kërkosh dhe duhet t’u japësh. Kur gjërat dalin siç duhet është më normale, por ka momente të tjera kur nuk fiton dot”.

OLMO – “Ai ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme. Ishte i lirë të bënte gjithçka në fushë”.

Lexo edhe :  Gjithçka për gjithçka, Real Madrid publikon formacionin titullar ndaj Arsenalit

PEDRI – “A e keni parë se çfarë ka bërë një djalosh 18- vjeçar në këtë Europian? Emrin e ka Pedri. Nuk e ka bërë as Don Andres Iniesta diçka të tillë. Kurrë nuk kam parë një 18- vjeçar të bëjë një Europian të tillë. Është diçka jashtë logjikes. Jam i kënaqur që kemi një lojtar për vitet e ardhshme”

MORATA – “Kishte një problem në muskul, por gjithsesi mori përsipër penalltinë. Ka kaluar momente shumë të vështira në këtë Europian, por ka qenë në nivel mjaft të mirë. Te penalltia ndodhin këto gjëra”.

PA SULMUES – “Dani Olmo ishte i madh. Është lojtar inteligjent dhe ka kualitet. Donim që të mos u jepnin pika referimi dy mbrojtësve si Kielini dhe Bonuçi.

 

 

Bonuçi: Bravo Donaruma

 

Leonardo Bonuçi e ka konsideruar ndeshjen kundër Spanjës si më të vështirën që ka luajtur në karrierën e tij. Mbrojtësi italian thotë se iberikët e vunë në vështirësi Italinë, por këta të fundit ia dolën që të reagonin dhe të tregoheshin të zotët duke shkuar në finale. Foli për faktin që Enrike nuk luajti me sulmues, por vlerësoi Donarumën dhe të tjerët që goditën penalltitë duke u treguar të hekurt dhe të qetë në zonë duke i shndërruar në gol. Mbrojtësi juventin zotohet se do t’u rikthejë italianëve diçka që u mungon prej vitesh.

SPANJA- “Ishte ndeshja më e vështirë që kam luajtur në karrierë. Komplimente Spanjës për atë që bëri në fushë, por ne treguam që dimë të vuajmë dhe të jemi heronj njëkohësisht. Donaruma bëri pritje të jashtëzakonshme dhe bravo atyre që goditën penalltitë. Ishte një fitore e vuajtur, por kur vuan, shijon më shumë”.

FILLIMI- “E dinim që mund të befasoheshim nga trajneri Enrike, sepse e ka bërë edhe më parë diçka të tillë gjatë karrierës. Luajtën pa një sulmues të deklaruar, por ia dolëm dhe tani të mendojmë të rikuperohemi sa më shpejt”.

FINALJA- “Kemi pak ditë për t’u rikuperuar. Është diçka e jashtëzakonshme kjo që po bëjmë. E dimë që duhet të jemi sërish me të njëjtën ide dhe me të njëjtën dëshirë në finale. Duhet t’u rikthejmë italianëve diçka që u mungon prej 50 vitesh”.

 

Bernardeski: Finalja? Tri vite më parë do të na quanin të çmendur

 

Federiko Bernardeski ka qenë i kritikuari i madh dhe shpeshherë i vërshëllyer nga tifozët, por nuk zhgënjeu në mbrëmjen më vendimtare. Trajneri i dha besimin për të goditur penalltinë dhe ai e dërgoi në rrjetë. “Jam shumë i lumtur. Luajtëm në gjysmëfinale kundër një skuadre të madhe dhe ishte ndeshje e vështirë. Në vitet e fundit Spanja ka treguar se është shumë e fortë. Fakti që siguruam finalen është diçka e madhe. Nëse dikush do të thoshte që kjo Itali arrinte në finale 3 vite më parë, do të quhej si i çmendur. Askush nuk besoi, por vetëm ne dhe trajneri. Jemi një grup futbollistësh spektakolarë ku secili ndihet si titullar. Të arrish në këtë pikë pas kaq shumë vështirësish është diçka e jashtëzakonshme. Si do t’i kaloj këto ditë? Si gjithmonë. Do të jem i qetë dhe do të bëjmë gjërat si gjithmonë. Të shkosh në finale nuk është për të gjithë, por tani duhet të marrim trofeun. Tani është koha për festë”, ka thënë Bernardeski. Ai luajti pak minuta në fund, por ishte i përfshirë dhe gjithmonë ka pasur besimin e trajnerit Roberto Mançini. Ky është sekreti i Italisë.

Të fundit

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën sotme, ku pritet që kushtet atmosferike të jenë relativisht...

Nga videot e çuditshme të elefantëve tek revolucionarizimi i TV: 20 vjet Youtube

Transmetuesit e mëdhenj po lançojnë seriale hit në platformën e ndarjes së videove, ndërsa yjet e saj po fitojnë çmime Emmy. Insajderët diskutojnë se...

Adoleshentët që bëjnë seks nuk është lajm për askënd

Një klauzolë 'Romeo dhe Zhuljeta' në projekt-ligjin e krimit të Anglisë është e arsyeshme - tani le të përqendrohemi te burrat që me të...

Pse votuesit e Trump s’janë penduar? Sepse ata që e urrejnë po lëndohen më shumë

Edhe në mes të kaosit politik dhe çmimeve në rritje, ajo që ka më shumë rëndësi për mbështetësit e tij është një formë makabre...

Pse po rritet shkalla e rasteve me autizëm?

Qeveria e Shteteve të Bashkuara i bëri të ditura të dhëna e reja këtë javë për autizmin, të cilat tregojnë se shkalla e diagnostikimeve...

Lajme të tjera

Web TV