I kapur nga SPAK, Rama shkarkon Tushen  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe. Me vendim të Këshillit të Ministrave, thuhet se Tushe ka kryer shkelje të rënda me postin e tij të kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe për këtë ai shkarkohet nga detyra, vendim që hyn menjëherë në fuqi. Ky vendim është marrë ditën e martë nga Këshilli i Ministrave, në po të njëjtën ditë kur Fatos Tushe u arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ndërsa dje vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut është bërë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi teksa vendimi është publikuar dhe në fletoren zyrtare duke hyrë në fuqi menjëherë. Pas arrestimi të Tushes, erdhi dhe reagimi nga kryeministri Rama, i cili tha se ai nga PS nuk do ketë asnjë mburojë dhe se duhet të përballet vetë me drejtësinë. Pas këtij reagimi, ka ardhur edhe vendimi për shkarkimin e Tushes nga kreu i Bashkisë së Lushnjës. Fatos Tushe u arrestua një ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut Tushe i janë vënë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Në hetimet e SPAK janë përfshirë  përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve, nga ku rezultoi se zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës ishte fituar nga kompania Euro Alb SHPK, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj. Mes të arrestuarve janë zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. 4 të tjerë janë lënë në ‘Arrest në shtëpi’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lexo edhe :  OSBE në SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

 

Të fundit

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me...

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në Chisinau të Moldavisë më 11.04.2025. Astrit...

Lajme të tjera

Web TV