Ministrja Gjonaj takim me homologun maqedonas: Në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti sot homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bojan Marichikj. Të dy ministrat biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin gjyqësor si dhe marrëveshjet aktuale të zbatueshme.

Gjithashtu ministrat shkëmbyen pikëpamjet për ecjen bashkarisht në rrugën e eurointegrimit. Fillimisht ministrat parashtruan ecurinë e reformave dhe shkëmbyen informacionin për funksionimin e institucioneve. Temë thelbësore në bisedime ishte përpjekja për forcimin e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe qarkullimit të parave të paligjshme.

Gjithashtu ministrat u përqendruan në sfidat e ngjashme që hasin të dy vendet në zëvendësimin e kulturës së pandëshkueshmërisë me kulturën e integritetit, si dhe perspektivën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Të dy qeveritë sikurse theksuan ministrat, kanë në fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit transnacional, pastrimit të parave dhe krimit ekonomik si dhe angazhimet e ndërmarra në nivel rajonal e të përcaktuara në Takimin e Nivelit të Lartë të Ohrit të datës 25 qershor, ku u miratua nga institucionet respektive Udhëzuesi Rajonal mbi Antikorrupsionin dhe Flukset e Paligjshme të Parave.

Në kuadrin e integrimit evropian ministrat u pajtuan për shkëmbimin e përvojave duke ecur njëherazi me harmonizimin e legjislacionit në kapitujt 23-24 të legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e ndërsjellë në plotësimin e kritereve politike për hapjen e negociatave. Ministri Marichikj ftoi zonjën Gjonaj për një vizitë zyrtare në Shkup.

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV