Kërkohej nga Interpoli, ja cili është vrasësi që u ekstradua në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është dëbuar për në Shqipëri vrasësi i cili grumbullonte me shumë se 40 mijë paund në vit në Britaninë e Madhe pasi kishte hapur një biznes për larjen e makinave.

Selami Cokaj, dikur në listën e më të kërkuarve të Interpolit, u vendos në Britani pasi u arratis nga burgu në Shqipëri, ku vuante dënimin për vrasjen me thikë të një burri në 1994.

Ai u dëbua fillimisht nga Britania në Shqipëri, në 2009 por u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar në 2015 përpara ku krijoi edhe disa biznese të tij në Leicester. Tani, pas pesë vjetësh, 47-vjeçari është dëbuar sërish në Shqipëri.

Duke folur nga kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, ku nënshkroi një marrëveshje javën e kaluar për të forcuar rregullimet e dëbimit, Sekretaria e Brendshëme e Britanisë së Madhe Priti Patel, i tha “The Mail” të Dielën: ‘Unë nuk kërkoj falje për kërkimin e largimit të kriminelëve të huaj të rrezikshëm për të mbajtur të sigurt Britaninë e Madhe. Unë jam këtu në Tiranë duke nënshkruar një marrëveshje të re që do të na lejojë të heqim shtetasit shqiptarë të cilët kanë kryer disa nga krimet më të urryera dhe abuzuan me mikpritjen tonë”.

Të fundit

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë....

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fundjavën me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan me ndjekësit pamjet e stërvitjes së zhvilluar në...

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e udhëtarëve...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Lajme të tjera

Web TV