Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë përgjatë gjithë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës. Manastirliu tha se përgjatë periudhës së verës do të jemi derë më derë, për të vaksinuar qytetarët me njësitë e lëvizshme, edhe në ato zona ku aksesi ka qenë i pamundur deri tani.

“Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera vaksinash, Manastirliu tha se sot pritet të vijnë mbi 18 mijë vaksina Pfizer.

“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshëmri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të intensifikohet procesi i vaksinimit, duke bërë me dije se ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë përgjatë korrikut dhe gushtit, për qytetarët mbi 18 vjeç.

Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami u shpreh se vaksinimi me njësitë e lëvizshme do të shtrihet me shtatë njësi lëvizëse në të gjithë territorin, duke rritur aksesin për qytetarët. Ndërsa drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico u shpreh se është shumë e rëndësishme që qytetarët t’i kryejnë të dy dozat e vaksinës, për të siguruar efektivitetin e nevojshëm për t’u mbrojtur nga COVID19.

Lexo edhe :  DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1,022,802 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Të fundit

PD vazhdon avazin: Zgjedhjet në Shkodër të shpallen të pavlefshme

Partia Demokratike ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e...

“Dy deputetë të PS nuk do të jenë në parlament!”

Dy deputetë të Partisë Socialiste të qarkut të Durrësit nuk do të betohen në shtator. Deklarata e fortë u bë në studion e A2...

PD kërkon pavlefshmëri për Kukësin, KAS merr vendimin për votimin nga jashtë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranoi dy nga pesë kërkesat e Partisë Demokratike gjatë shqyrtimit të ankimit të rezultatit zgjedhor për qarkun Kukës. Sipas vendimit,...

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh u...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Lajme të tjera

Web TV