Delta shkakton kaos në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike këtë verë, hyn sot në një gjendje të re të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Japoni.

Organizatorët e ngjarjes sportive e ndaluan pjesëmarrjen e spektatorëve pothuajse në të gjitha vendet ku zhvillohet Olimpiada, ndërsa të huajt kanë qenë të ndaluar qysh më herët.

“U bëjmë thirrje njerëzve që t’i mbështesin atletët nga shtëpia”, tha sekretari i kabinetit, Katsunobu Kato.

Lojërat zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa gjendja e jashtëzakonshme – e katërta në Tokio – zgjat deri më 22 gusht, pak para fillimit të Lojërave Paralimpike.

Japonia nuk është goditur nga koronavirusi sa disa vende, por ka regjistruar më shumë se 815,440 raste në total dhe gati 15,000 viktima.

Vetëm 28 për qind e qytetarëve japonezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Shkaktar i kaosit të fundit shihet varianti Delta i koronavirusit, i cili, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitës se variantet e mëparshme.

Qyteti më i madh i Australisë, Sidnej, do të zgjasë izolimin, pasi zyrtarët paralajmëruan se rastet ditore me koronavirus ka të ngjarë të kalojnë 100-shin, për shkak të shpërthimit të variantit Delta.

Infeksionet ditore janë rritur çdo ditë, edhe pse Sidnej ka hyrë në izolim më shumë se dy javë më parë.

Izraeli tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, për të rriturit me sistem të dobët imunitar.

Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka rritur rastet në Izrael gjatë muajit të kaluar, nga numra njëshifrorë në rreth 450 në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara, kompania farmaceutike Pfizer tha se planifikon të takojë sot zyrtarët shëndetësorë amerikanë, për të diskutuar rreth autorizimit të dozës së tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë përmendur një rrezik në rritje të infeksionit me koronavirus, gjashtë muaj pas imunizimit me dy doza.

Edhe pse kanë shkaktuar kritika nga disa shkencëtarë dhe zyrtarë, ato nuk i kanë ndarë të dhënat që tregojnë për atë rrezik, por kanë thënë se së shpejti do të bëhen publike.

Anthony Fauci, këshilltari kryesor për çështje mjekësore i presidentit amerikan, Joe Biden, tha se është shumë herët për Qeverinë amerikane që të rekomandojë dozën e tretë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

Fauci tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë përforcuese të vaksinave aktuale në SHBA: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Aktualisht, rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se Delta dhe variante të tjera që mund të shfaqen, mund të paraqesin rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë globale nga pandemia.

Rusia është duke u përballur aktualisht me valën më të rëndë të koronavirusit. Varianti Delta është duke u zbuluar në mbi 65% të rasteve, ka thënë Anna Popova, udhëheqëse e agjencisë ruse të shëndetit Rospotrebnadzor.

Në Evropë, rritje e numrit të rasteve me koronavirus është raportuar në disa vende, përfshirë Gjermaninë dhe Republikën Çeke, por shifrat vazhdojnë të mbeten të ulëta, në krahasim me kulmin e muajve mars dhe prill.

Varianti Delta, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është zbuluar për herë të parë në Indi.

Lexo edhe :  Forbes: Pasuria e Trump u rrit me 3.6 miliardë dollarë

OBSH: Turmat pa maska në Euro 2020 kanë qenë shkatërruese

Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020.

Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë.

OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”.

“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin [e koronavirusit] përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.

Më herët, kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 njerëz të marrin pjesë në ndeshjen finale, duke thënë se ajo do të organizohet në “një mënyrë të kujdesshme dhe të kontrolluar, me testimin e të gjithëve që shkojnë atje”.

Globalisht, shkalla e infeksionit me koronavirus është duke u rritur.

Javën e kaluar kanë qenë mbi 2.6 milionë raste të reja; Evropa ka përjetuar rritje për 30 për qind të rasteve, ka thënë OBSH-ja në raportin e saj të fundit epidemiologjik.

Koronavirusi ka vrarë mbi katër milionë njerëz në të gjithë botën.

Sa i madh është rreziku t’u infektuar me Covid gjatë eventeve masive?

 

Studiuesit e projektit Fieldlab zhvilluan një eksperiment shkencor për të parë sa i madh është rreziku t’u infektuar me Covid gjatë eventeve masive.

“Ndjehemi si dikur, para koronës”, thotë Wesley van Stehen.

Gjithçka këtu kontrollohet dhe vëzhgohet rreptësisht nga një ekip studiuesish, zyrtarësh dhe organizatorësh eventesh. Sepse ky është më shumë se thjesht një event! Këtu kemi të bëjmë me një eksperiment shkencor. Qëllimi: të vëzhgohet se si sillen njerëzit, kur nuk u duhet t’u përmbahen të gjitha rregullave të koronës.

Të gjithë të pranishmit kanë nga një sensor që regjistron çdo lëvizje të tyre: “Ata na vëzhgojnë! Vërtet është pak e çuditshme, po punë e madhe.” – thotë një nga vizitorët.

Të gjithë bënë para eventit testin për koronën. Pesë ditë pas eventit ata u testuan përsëri. Për të ndjekur kontaktet nëse dikush dilte pozitiv.

Mjekja Suban Botan sqaron se rreziku për t’u infektuar është i ulët: “Të gjithë dolën negativ, kjo na qetësoi.”

Pjesëmarrësit në event u mbikëqyrën në mjedisin e tyre të zakonshëm. Shumica e tyre nuk kishin maskë – por askush nuk ndërhynte – edhe kjo është pjesë e eksperimentit.

Prof. Andreas Voss, drejtues i projektit Fieldlab, thotë: “Në fillim njerëzit bëjnë kujdes – po sa ndizet muzika ata bëhen gjithnjë e më të pakujdesshëm. Ne duam që ata të sillen si zakonisht. Përndryshe të dhënat nuk kanë kuptim”.

Të dhënat e mbledhura u përdorën për të zhvilluar koncepte të nevojshme për evente me shumë publik. Ekipi i projektit Fieldlab përpiloi rekomandime për organizimin e eventeve me praninë e publikut në kushtet e pandemisë korona.

Rekomandimet u përdorën edhe për organizimin e festivalit të këngës Eurovision që u zhvillua në Roterdam në fund të majit me praninë e spektatorëve.

 

Burimi/ DW

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV