Statuti i ri i PD/ “Opozitarizmi” i Bashës, pa nam dhe nishan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka përfshirë në Kryesinë e Partisë Demokratike Bujar Nishanin, një nga kritikët e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit si dhe gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

Nga Fernada Cenko

Lufta e filluar para fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike duket se është kthyer në paqe pa zhurmë. Zakonisht kritikët lihen jashtë kur kryetari ka frenat në dorë, por kësaj herë Basha i ka lëshuar ato kur bëhet fjalë për Bujar Nishani që krijoi lëvizjen “Për PD” para zgjedhjeve. E kjo lexohet në dy rrugë, ose lufta verbale e Nishanit ishte një lojë, për të pasur garë në parti, ose të besojmë se Basha po bën lëvizje të menduara në kutinë e shahut të Partisë Demokratike. Pra, Lulzim Basha, përfshin në kryesinë e partisë Bujar Nishanin, një nga kritiket e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit. ky i fundit në kohën para zgjedhjeve krijoi me disa demokratë të tjerë një grupim i cili u quajt “Për PD-në” nga ku nxorri si kandidatë përballë Bashës Edit Harxhi, e cila nga numërimi i votave nuk rezultoi të ishte e votuar nga demokratët shqiptar. Në atë kohë, Bujar Nishani dhe grupi kanë qenë të ashpër ndaj Bashës, duke e konideruar jo të duhurin për drejtimin e PD-së edhe për një mandatet të tretë.

11 propozimet

Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndyshimin e statutit të PD-së kërkohet një kryesi më e zgjeruar, ku kryetari i Këshillit Kombëtar të jetë anëtar i saj për shkak të funksionit që mban. Kujtojmë se këtë javë PD do të mbledhë Komisionin e Përhershëm Statutor, një ditë më pas, të enjten do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë ndërsa më 17 korrik, do të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Meritokracia dhe ndëshkueshmëria

Si gjithmon statutet kopsiten mirë për të pasur të paktën në letra vlera të shtuara për partinë, por kur vjen puna tek materializimi ato gjithmonë çalojnë. Kësaj here Basha në propozimet e tij kërkon të promovojë meritokracinë, po ashtu të ndëshkohet fenomeni i korrupsionit në administratën publike. “Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabrata ne punësim dhe karrierë, duke nxitur një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkëputja e lidhjeve midis politikës dhe krimit të organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtesie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik”, shkruhet në propozimet për statutin e ri.

Kryetari pa “veto”

Kryetari Lulzim Basha ka propozuar që listat që bëhen për pushtet lokal të mos jenë më në dorë të kryetarit, ose e shprehur si në statut “ngushtim kompetencash”. Edhe pse Basha thotë se antarësia propozon, ai që vendos është prap kryetari. “Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Në këtë menyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do të propozohen nga: Kryetari i Partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plotë do të miratohet nga Keshilli Kombëtar. Në këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listes, edhe Këshilli Kombëtar”, thuhet në statutin e ri të propozuar. Një tjetër rikonceptim ka pësuar edhe struktura bazë. Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nenkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar, Një votë Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degës. Nenkryetari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Grupseksionit. Një tjetër pikë e cila ndryshon është shtimi si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emerohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e perhershme me pergjegjesi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku. Një tjetër pikë është ajo e zgjerimit të Kryesisë së Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombetar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojne Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtatë) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës

Lexo edhe :  Nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Këshilli Kombëtar

Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente të Keshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukturë këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-së, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat sherbejne për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së. Një tejtër risi është zgjerimi i Kryesisë së Partisë, duke përfshirë si anëtare të saj për shkak të funksionit edhe Kryetarin e Keshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo më pak se 30% e anetarë të zgjedhur të Kryesisë t’i përkasi gjinisë më pak të përfaqësuar. Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretarëve funksional në përbërje të tij. Ky rregull është shtrirë edhe për Degët e Partisë. Është bashkuar në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit të rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Ështe riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do të përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktesitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore.

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV