Mjeku kërkoi legalizimin e ryshfetit, reagon Rama: Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar nga mjekët në Spitalin e Traumës. Kryesisht rama iu përgjigj deklaratës së një prej mjekëve, i cili propozoi që ‘bakshishi’ për mjekët të lihej në recepsionin e spitalit.

“Sot shëndetësia është në pararojë të procesit të transformimit. Reforma në shëndetësi është në një kantier të madh. Synimi për autonominë spitalore, si instrument për të rritur kapacitetin në të gjitha aspektet është në një proces të avancuar ashtu sikundër është në proces të avancuar synimi për një hapsirë komunikimi mes bluzave të bardha e pacientëve e familjarëve të tyre.

Më bëri përshtypje një tubim mjekësh me një zëdhënës që kërkonte legalizimin e ryshfetit. Mbrësëlënëse për nga niveli i kurajos dhe paturpërsia e propozimit. Patjetër që ne shpërblimin e mjekëve do e rrisim, është një zotim i planifikuar që do të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%.

Me autonominë spitalore ne kalojmë në një nivel tjetër të konceptimit të shpërblimit të mjekut. Mjekët të paguhen sipas mundit dhe volumit të shërbimit. Ky është thelbi në raport me atë që autonomia spitalore sjell në burimet financiare të mjekëve.

Të thuhet të legalizohet ryshfeti, është një masazh kuptimplotë për domosdoshmërinë që lëvizja në sistemin shëndetësor të shtrihet shumë më thellë. S’mund të ketë në asnjë mënyrë një barazim të të gjithë mjekëve, në perceptimin se të gjithë janë njësoj dhe të gjithë fusin duart në xhepat e pacientëve.

Ndarja mes shumicës që e nderon sistemin tonë shëndetësor dhe është aty për të konfimuar faktet që lidhen me sa shumë ndërveprime kryhen në funksion të pacientëve duke vënë në shërbim të tyre dijen e mundin bën nga ana tjetër që të jetë e domosdoshme që mjekë e infermierë trondisin opinionin publik kur shfaqen si gjakpirës, të ndiqen e përndiqen deri në fund nga forca e ligjit.” u shpreh Rama.

Të fundit

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Lajme të tjera

Web TV