U akuzua për bullizëm/ Chrissy Teigen në depresion: Të dalurit jashtë ma shpif, ndihem si m*t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chrissy Teigen ndihet e “humbur” që nga momenti kur u akuzua për bullizëm nga disa përdorues të Twitter.

Modelja amerikane kërkoi falje për fjalët e saj, përfshirë një ku i thoshte yllit televiziv, Courtney Stodden, që të vriste veten.


Në një postim në Instagram, Teigen shpjegoi se si ndihet që nga ajo kohë.

“Nuk e di vërtet çfarë të them, ndihesh çuditshëm të pretendosh në këtë botën virtuale sikur asgjë s’po ndodh ndërkohë që ndihesh si m*t në jetën realen. Të dalurit jashtë nga shtëpia ma shpif, ndërsa të qëndruarit vetëm më bën me depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur.

Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull. Ajo çfarë di është se ju dua, më ka marrë malli për ju dhe thjesht më duhej një moment i sinqertë me ju sepse unë thjesht jam … e lodhur. Madje nuk e di nëse duhet t’i them gjithë këto gjëra, por s’mund të qëndroj më e heshtur,”- përfundoi ajo.

Teigen, e cila është e martuar me këngëtarin John Legend, ka më shumë se 13 milionë ndjekës në Twitter dhe 34 milionë në Instagram.

Por kur postime të saj të vjetra u rishfaqën, ajo u “braktis” nga disa marka që e sponsorizonin.

Në atë kohë ajo tha se nuk kërkonte mëshirë dhe se “nuk ishte më personi që shkroi ato gjëra të tmerrshme” që kur u martua, bëri fëmijë dhe ndoqi terapinë.

 

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV