U mbyt në lumë, i jepet lamtumira 14-vjeçares nga Berati që ëndërronte të bëhej police

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

14-vjeçarja G. K., që u mbyt tragjikisht pasditen e djeshme në ujërat e lumit Devoll në Kuçovë, është përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit. Ark-morti i të miturës është shoqëruar me dhimbje e lot nga banesa e saj drejt varrezave të qytetit të Kuçovës nga familjarë, shokë e shoqe të klasës, komshinj e banorë të qytetit. Viktima ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës.

Mesditën e djeshme ajo ka qenë në lumë, duke u larë me vëllanë 12-vjeç dhe 10 shoqet e saj. Së bashku me shoqen e ngushtë, duke notuar kanë shkuar në një thellësi dhe uji i ka tërhequr poshtë. Shoqja e ngushtë e 14-vjeçares ka mundur të dalë me not nga lumi, por nuk ka mundur dot të nxjerrë nga uji atë, e cila për shkak se nuk dinte not është mbytur.

Mësuesja e 14-vjeçares, Erisilda Hoxha, tregon se 14-vjeçarja ishte një vajzë me ëndrra për jetën, një vajzë që e donte dijen dhe që nuk vinte kurrë pa detyra në shkollë. Hoxha tregon se 14-vjeçarja ka jetuar në kushte tejet të vështira ekonomike dhe vdekja e saj tragjike ishte shokuese për të dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

“Ngjarjen e kam mësuar nga bashkëfshatarët, të cilët më njoftuan me telefon se çfarë kishte ndodhur. Shkova menjëherë në banesën e saj dhe aty mësova se si kishte ndodhur ngjarja fatale. Mësova se 14-vjeçarja së bashku me shoqet e saj dhe vëllain 12-vjeç kishte shkuar në lumë për të luajtur me top dhe pas lojës ishin futur në ujë për t’u freskuar. Ajo nuk dinte not dhe u mbyt në thellësinë e lumit, ndërkohë që edhe shoqja e saj e ngushtë rrezikoi të mbytej në të njëjtën thellësi ku kishte shkuar me 14-vjeçarja”-, ka thënë mësuesja e viktimës 14-vjeçare Erisilda Hoxha. Mësuese Eri tregon edhe ëndrrën e madhe që kishte 14-vjeçarja për t’u bërë police. Ajo tregon se ëndrra dhe dëshira më e madhe e të miturës ishte të bëhej police dhe t’i shërbente komunitetit nëpërmjet rregullit. Mësuesja Erisilda Hoxha bën apel për ndihmë për familjen e të miturës, pasi dy prindërit e saj dhe vëllai 12-vjeç jetojnë në kushte ekstremisht të vështira ekonomike.

Lexo edhe :  Hyn në fuqi marrëveshja! Shqipëri-Kosovë “pa kufi”… për 9 muaj

E sapokthyer nga funerali i vajzës 14-vjeçe, njëra prej komshinjve të saj, zonja Xhevaire Bani, flet me lot në sy për humbjen tragjike të jetës së 14-vjeçares, të cilën ajo e përshkuan si një vajzë ekselente, që ishte zgjedhur presidente e shkollës dhe një vajzë me ëndrra për jetën. Duke treguar se si e mësoi vdekjen e saj nga shoqet e saj, ajo shprehet se familja e vajzës është një familje e ndershme, por një familje shumë e varfër. Zonja tregon se vajza kishte dashur që, edhe pse në moshë 14-vjeçe, të fillonte një punë gjatë pushimeve të shkollës për të ndihmuar familjen e saj me të ardhura. Zonja Bani tregon se gjatë funeralit të të miturës, e ëma e saj Djana ka dashur të hidhet mbi varr, duke ulëritur se vajza e saj ka frikë të rrijë vetëm dhe se ajo nuk mund ta linte aty nën dhe.

Edhe një prej shoqeve të saj të klasës, duke u shprehur se 14-vjeçarja ishte një vajzë shembullore, bën apel për ndihmë për familjen e saj që jeton në kushte tejet të vështira ekonomike.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV